TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Prill 2024, 10:47

Sherr mes Luçiano Boçit dhe Arjan Currit në emision: Po kalove masën me mua, të grushtoj!

Shkruar nga Pamfleti
Sherr mes Luçiano Boçit dhe Arjan Currit në emision: Po
Luçiani Boçi dhe Arjan Curri

Të ftuar si panelistë në “Top Story”, Luçiani Boçi dhe Arjan Curri kanë debatuar ashpër dhe kanë shkëmbyer ironi me njëri-tjetrin.

Gjithçka nisi kur Curri i mori leje Boçit për t’i bërë një pyetje Flamur Nokës. Boçi shprehet se Noka nuk ka nevojë për ndihmën e tij dhe nuk ka pse e pyet.

Debati:

Arjan Curri: A mund t’i bëj një pyetje kolegut tuaj (Flamur Nokës) pa e mbrojtur ju?

Luçiano Boçi: Po merr lejen time? Ai nuk ka nevojë për mbrojtjen time. Je paragjykues.

Flamur Noka: Zoti altoparlant i Xibrakës më drejto pyetjen.

Arjan Curri: Ju jeni jo altoparlant , por vota juaj që u pazareps aty tek bodrumi, u dha aty ku duhet, ndaj u futët nga dritarja edhe pse ishin të përjashtuar.

Luçiano Boçi: Hë mo Curri je bërë shkrimtar tani.

Arjan Curri: Po ti je i letërsisë, duhet ta shijosh këtë. Të lutem shumë mos e shpëto Nokën. Ti je profesor letërsie, ti duhet ta shijoje këtë.

Luçiano Boçi: E ke banale se do e shijoja, nuk e ke figuracion fare, je zero.

Arjan Curri: Ty kur nuk të del figuracioni fut dhe ndonjë grusht në mes.

Luçiano Boçi: Vallai, po e kalove masën me mua, e ke përgjigjen sade fare.

Arjan Curri: Ti je i grushteve, lere figuracionin. Unë e shijoj shumë kur ti grushton. Ti e ke grushtin e dobët.

luçiani boçi arjan curri

Lini një Përgjigje