TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2026, 22:31

Shkarkimi i Prodës, Lala tregon prapaskenat: Rama e kishte vendosur, thjesht gjeti si preteks molotovët

Shkruar nga Pamfleti
Shkarkimi i Prodës, Lala tregon prapaskenat: Rama e kishte vendosur,
Ilir Proda

Gazetarja Klodiana Lala e konsideroi shkarkimin e Ilir Prodës si Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si një vendim të Kryeministrit Edi Rama të marrë më herët, por i duhej një pretekst, që në rastin konkret ishin molotovët që u hodhën nga mbështetësit e opozitës në ish-vilën e diktatorit Enver Hoxha.

Në emisionin ‘Kjo Javë” në News24, Lala tha se Proda e kishte kthyer Policinë e Shtetit si një pronë të tij, por duhej një pretekst për ta larguar, që Edi Rama e gjeti, pas reagimeve të disa prej Ambasadave pas molotovëve që u hodhën në ish-vilën e diktatorit.

Për largimin e Prodës u gjet një pretekst, hedhja e disa molotovëve në ish-vilën e diktatorit Hoxha. Opozita pati një marshim në drejtim të institucioneve  të vendit. Ndalesa e parë ishte te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ku pati edhe akuza nga Berisha ndaj Prodës për lidhje me botën e krimit. Rama përdori si pretekst sulmin me molotovë te ish-vila e diktatorit Hoxha.

Por parë në dritën e fakteve, kishte një pakënaqësi shumë të madhe, pasi Proda kishte firmosur një sërë transferimesh dhe ulje në grada të zyrtarëve të Policisë.

Pra zoti Rama kishte thjeshtë pretekst për atë që ndodhi.

Duhet thënë që zoti Rama do ta shkarkonte Prodën dhe nuk kishte dyshim. Por duhet thënë edhe se Proda e kishte kthyer Policinë e Shtetit si një pronë të tij dhe po bënte një shpërndarje të gjithë atyre që i konsideronte një konflikt. Ka pasur një debat përpara se të lirohej nga detyra dhe ai kishte dorëzuar dorëheqjen. Ishte një largim pa lavdi”, tha ajo.

proda rama molotove

Lini një Përgjigje