
Avokati dhe ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci ka komentuar dekretimin e shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut dhe më pas shpalljen e zgjedhjeve në disa bashki të vendit, përfshirë Tiranën.
Beci shprehet se duhet të mblidhet dhe të marrë vendim.
“Ky është vlerësim që ka futur juristët në debat. Nëse i sheh të veçuar, ligji mbi vetëqeverisjen ve
ndore dhe kushtetutën më vete, nuk mund t’i shohësh të veçuara. Nëse sheh vetëm Kushtetutën ke nenin 115, ku thuhet që shkarkimi bëhet për shkelje të rënda ligjore, dhe kryhet pezullimi pas ankimimit, mungojnë hollësitë që Kushtetuta nuk mund t’i marrë përsipër, pasi flet për parimet e përgjithshme.
Nëse merr vetëm Kushtetutën thua nuk është shkarkuar për shkelje të rënda të ligjit, por se nuk ka vajtur në punë. Nëse merr vetëm ligjin më vete duket sikur nuk ka lidhje. Duhen marrë të ndërthurura.
Kemi një konkluzion, propozon këshilli bashkiak, KM vendos shkarkimin, automatikisht nëse bën ankim në GJK, në pikëpamje formale, vetëm dorëzimi në protokollin e GJK, duhet ta pezullojë efektin. Mendoj se nuk mund të merren te veçuara. Por nëse i merr bashkë.
Ligji parashikon tre pika të shkarkimit dhe më pas shkon në Kushtetutë. Unë them duhen marrë të lidhura. Nëse e merr më vete, nuk gjen arsyet administrative të shkarkimit. Po të shohësh nenin 115 të izoluar i bie të mos shkarkohet kurrë. Prandaj merren në mënyrë organike dhe futet edhe neni 62 i ligjit për vetëqeverisjen vendore.
Ajo që thoni, shkelja administrative ka dy parime bazë. E para, procesi i rregullt dhe këtu jemi në GJK, në habitatin e GJK, ku ka të paktën 4 vendime ku ka parashikuar mënyrën se si duhet të zhvillohet proces i rregullt ligjor. Gjatë të gjithë procesit kemi një shkelje thelbësore që GJK nuk mund ta lërë pa përmendur, në rastin e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, ku thuhet se personi duhet të njihet me arsyet e shkarkimit, së dyti të marrë pjesë në proces, vetë ose ndërmjet përfaqësuesit të tij. Edhe Presidenti edhe KM, nuk mund të interpretojnë çfarë ka në mendje GJK. GJK të mos fshihet dhe të dalë.
GJK ka afatet e saj, do të mblidhet treshja e gjyqtarëve, të vlerësojë a është në kompetencën e saj, do të interpretojë nenin në mënyrë shteruese, do të diskutojë kompetencën. Prandaj, as Presidenti dhe asnjë institucion nuk mund të paragjykojnë dhe të thonë, nuk është administrative apo Kushtetuese.”-tha Beci.
Lini një Përgjigje