Gazeta italiane “La Repubblica” ka publikuar biseda të reja që lidhen me hetimin e Prokurorisë së Milanos për një rrjet të dyshuar eskortash, ku mes personave nën hetim ndodhet edhe mbrojtësi i Interit dhe i kombëtares italiane, Alesandro Bastoni. Futbollisti ka mohuar kategorikisht të gjitha akuzat ndaj tij.
Sipas medias italiane, Alesio Salamone, pjesë e agjencisë Ma.De., pronarët e së cilës ndodhen në arrest shtëpiak, i kishte shkruar në mars të vitit 2025 një futbollisti të Serisë A, të identifikuar me inicialet B.K., i cili nuk është nën hetim.
Në një nga mesazhet, Salamone e pyet: "Po darkon sonte me lopët?", ndërsa futbollisti përgjigjet: "Po, por ai që dua të milet jam unë."
Në një tjetër bisedë, lojtari komenton për një vajzë duke shkruar: "Ajo është shumë e mirë, një bishë." Salamone i përgjigjet: "Transferim i ri nga merkatoja e janarit."
Ndërkohë, Prokuroria e Milanos ka nisur marrjen në pyetje të disa futbollistëve të Serisë A në cilësinë e dëshmitarëve. Deri tani janë dëgjuar Daniel Maldini dhe Kevin Bonifaci, ndërsa gjatë ditës pritet të dëshmojë edhe Rikardo Kalafiori.
Për ditën e premte është planifikuar edhe marrja në pyetje e Alesandro Bastonit. Sipas hetuesve, ai dyshohet për prostitucion me të mitur, pasi pretendohet se në vitin 2020 ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 17 vjeç e 8 muajshe, e cila dyshohet se kishte marrë përfitime materiale në këmbim.
Bastoni i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, ndërsa hetimet e Prokurorisë së Milanos vijojnë.
Lini një Përgjigje