
Gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u vra dje brenda sallës së gjyqit, ishte i apasionuar edhe pas poezisë.
Ai shkruante poezi dhe reflektime e ua niste miqve me mesazh.
Këtë fakt e ka zbuluar gazetarja Anila Hoxha, e cila ka publikuar edhe dy prej tyre, njëra për nipin e sapolindur dhe tjetra për Shkodrën.
“Përveçse gjyqtar, Astrit Kalaja shkruante dhe poezitë e reflektimet ua niste miqve me mesazh. Këto mesazhe janë të ditëve të fundit, njëri është i datës 20 shtator , pak ditë mbasi ishte bërë gjysh
Jam bërë gjysh. Pas 14 ditësh bëra bisedën e parë me nipçen. E thirra shoku. Po qante. Duke i folur e ledhatova tek koka, i fërkova gjoksin e barkun. I thashë se je shumë i bukur. I thoja se e doja fort. i uroja qe ti dhuronin dashuri, të ishte i lumtur me babin e mamin.
Me fjalët e mia, me përkëdheljet e mia ,si dhe në tingujt e serenatave shkodrane e zuri gjumi.
Ishte shume bukur. Ndjeva një lloj çlirimi shpirtëror. Nuk do ta harroj kurrë. Falenderoj Zotin qe me dhuroi këtë moment te paqtë. M’u duk se zëri im i dha qetësi, siguri ! ....
Mesazhi tjetër për Shkodrën , vendlindjen që aq shumë e deshi !
Për ty Shkodër shpirti jem !
Për mu Shkodër je flladi i lirisë, flladi i nderit e i krenarisë
Jam shkodran, jam i lashtë sa vete Shkodra, jam i lirë si Shkodra, jam human si Shkodra, jam i gjerë si Shkodra, di te fal e te dhuroj besim e shpresë si Shkodra.
Ne fakt çdo dite luftoj jem kështu
Këto fjale janë për Shkodrën, janë fjalë zemre.
Kujt mos ti pëlqejnë nuk ka gjë.
Unë nuk i kam shkruar për to.
I kam shkruar për ato qe e duan Shkodrën.”-shkruan Hoxha në postimin e saj.
Lini një Përgjigje