TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2025, 17:53

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, gazetari: Akti terrorist mund të parandalohej, zvarritja e çështjes solli vetëgjyqësi

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, gazetari: Akti terrorist mund të parandalohej,

Gazetari Basir Çollaku ka folur lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ditën e djeshme në sallën e Gjykatës së Apelit.

Çpllaku e ka cilësuar si një akt terrorist të ndodhur në sallën e gjyqit ku qytetarët presin drejtësi. Ai theksoi se ky është një atentat kundër reformës në drejtësi dhe se qytetarët kanë humbur besimin tek institucionet duke shkuar kështu në vetgjyqësi.

Sipas tij, në gjykata ka pasur edhe ndërrime të dokumenteve të qytetarëve nga disa zyrtarë ose funksionarë.

“Do të thoja se ishte një akt terrorist i ndodhur brenda sallës së gjyqit dhe asaj që ne presim drejtësi. Është edhe një atentat kundër reformës në drejtësi. Ky 10 vjeçar i kësaj reforme kur kam pare qëndrimet online që qytetarët anonin ndaj pales së autorit. Ku ndodhet drejtësia? Ne shikojmë edhe rënie dhe humbje e besimit ndaj institucioneve. Kur ekzekutimi hyn në sallën gjyqësore, mund të hyjë edhe në prokurori. Harku kohor i një shqyrtimi i një çështje ligjore ka qënë rreth 2 vite dhe sot vijnë nipi dhe xhaxhai për të vendosur drejtësi. Humbja e besimit ndaj institucioneve mund të çojë edhe në vetgjyqësi. Mund të ndodhë edhe ndaj qytetarëve goditje e pronave dhe ata janë nën trysni për të fituar.

Ne jemi të pasigurt nga rendi dhe siguria. Kemi pasur edhe futje të duarve të dokumentave dhe ndërrimit të tyre. Sistemi ka mekanizmat e tij të kontrollit. Kemi edhe disa funksionarë dhe zyrtarë të cilët masakrojnë çështjen e pronave. A kishin ne një parandalim për këtë ngjarje? Padiskutim që kishim. Në 2014 janë bërë edhe disa ndryshime në Gjykata. Ka një zvarritje të çështjeve nëpër Gjykata. Pse nuk reagojnë institucionet në kohë? Gjyqtarët mund të kenë rreth 20 dosje në ditë dhe nuk kanë staf. Ka një lloj kompromisi midis drejtësisë dhe mazhorancës. Mund të them se duhet edhe dorëheqje. Duhet një reformim në drejtësi që ng apala drejtuese në vitin 2015. Kjo reformë është një dështim total dhe duhet ribërë. Shqiptarët duhet të shikojnë se si opozitë e madhe do të ribëjë institucionet”, tha Çollaku për “News 24”.

Lini një Përgjigje