Aktualitet22 Tetor 2023, 15:59

“Është vdekjeprurëse”, Karamuço tregon unazën që të merr jetën në pak minuta

Shkruar nga Pamfleti
“Është vdekjeprurëse”, Karamuço tregon
Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka treguar çfarë po ndodh brenda e jashtë shkollave, gjimnazeve në Shqipëri.

Sipas tij, përplasjet kryesisht nisin jashtë ambienteve të shkollës, por që më pas vijojnë edhe brenda.

Madje eksperti i kriminalistikës shokoi të gjithë kur tregoi se një 14-vjeçari i është gjetur një unazë, e cila të merr jetën në pak minuta. Ai tha se është një unazë e zakonshme dhe që është e vështirë që të vihet re.

Problemi qëndron këtu, këta janë bërë të zgjuar sepse duhet që t’iu shkasin masave që merren me karakter penal gjatë kontrolleve të policisë nuk mbajnë më kaq të shprehur thika e këto, armë jo e jo, e armët kanë një rrezikshmëri shumë të lartë për t’i futur në shkolla se mund të kapesh dhe dënimi është edhe më i madh.

Por një fëmije 14 vjeç për shembull i është kapur kjo unazë. Është një unazë e cila ka një teh që hapet dhe mbyllet. E kur ti e kontrollon personin, kjo unaza nuk bie në sy fare, është një unazë e zakonshme. I është kapur rastësisht një 14-vjeçari. Në momentin që është kontrolluar askujt prej policisë nuk i ka rënë në sy kjo unazë. Pse është vdekjeprurëse? Në momentin që hapet, ai tehu shkon gati 1-2 centimetra. Në momentin që të godet, rrezikshmëria për të humbur jetën është shumë e madhe, sidomos në pjesën e qafës. Në 4 minuta je i vdekur”, tha Karamuço.

ervin karamuço