Aktualitet 2 Tetor 2023, 21:26

“Shtet inekzistent”, Neritan Sejamini: Shqipëria ndër vendet e vetme me klimë miqësore ndaj krimit

Shkruar nga Pamfleti

“Shtet inekzistent”, Neritan Sejamini: Shqipëria ndër

Analisti Neritan Sejamini, duke komentuar përmasat e krimit të organizuar në vend, deklaroi se ndërsa bota ka klasifikim për klimën miqësore ndaj biznesit, Shqipëria ka një klimë miqësore ndaj krimit.

Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, ai tha se Shqipëria është një ndër vendet e para që ka një qasjetë tilë ndaj krimit, teksa akuzoi qeverinë dhe institucionet e saj për këtë.

Krimi shqiptar është ndër më të pasurit në botë dhe në Shqipëri ka gjetur liri të plotë për pastrimin e parave, futjen në biznes dhe në politikë. Në Shqipëri ka sot një klimë miqësore me krimin, ndërsa në botë ka një klasifikim për klimën miqësore ndaj biznesit dhe ku Shqipëria është ndër vendet e fundit në botë, por po të kishte një klasifikim për klimën miqësore ndaj krimit Shqipëria do të ishte ndër vendet e para në botë.

Krimi më shumë integrohet në ekonomi, se sa luftohet. Krimin nuk e lufton dot SPAK-u, as një gjyqtar dhe një prokuror, por e lufton policia, shërbimet e specializuara, shërbimet e inteligjencës, tatimet dhe doganat, institucionet e luftimit të parave, i gjithë shteti. A jemi ne në këtë gjendje në Shqipëri? Jo. Krimi është fuqizuar, është pasuruar, ndërkohë që ne nuk kemi asnjë strategji kundër krimit, drogës dhe mafies.

Kriminelët shqiptarë janë gjakatarë, barbarë. Ne kemi kriminelët e dënuar 10-15 vite në Itali dhe vijnë e ndërtojnë në mes të Tiranës dhe nuk i pyet kush, marrin tendera publikë. Ne kemi qeverinë totalisht që nuk i lufton”, tha Sejamini.

krimi shqipëri shteti