Pangopësia dhe pafytyrësia e mjekëve, quhet vjedhje dhe sorrollatje e qytetarëve që kanë edhe nevoja emergjente për ekzaminim e trajtim shëndetësor, por “monstra” si mjeku Rezart Ajazi, nuk merakoset për fatin e pacientëve, por për fitimet personale duke i zhvatur harbutërisht...

Korrupsioni në shëndetësi bëhet me tenderë e ryshfete në ministri, drejtori spitalesh, ndërsa zhvatja e qytetarëve që shkojnë për ekzaminime e trajtime mjekësore, bëhet me marifetin e vërdallisjes nga mjekët dhe dërgimin te klinikat e tyre private.
Por kryeministri Edi Rama, sa herë i përmenden mjekë që nuk ofrojnë shërbim e marrin ryshftete, thotë: - “Më tregoni një rast e emër mjeku që ju kërkon lekë, ose nuk u afron shërbim dhe u dërgon te spitalet e klinikat private, dhe do ta largoj e kallëzoj penalisht”.
Kryeministrit, po i bëjmë me dije, rastin e qytetares E.H banore te Njësia nr. 14-Tiranë, që u përballë me shpërfillje e skemë për zhvatje, nga një mjek te materniteti “Koço Gliozheni”.
Në situatë të rëndë shëndetësore dhe nevojën urgjente për ndërhyrje kirurgjikale Histerektomi, qytetarja E.H, me të gjitha analizat mjekësore dhe rekomandimin e mjekut të familjes, u paraqit te mjeku obstetër- gjinekolog Rezart Ajazi.
Në vend që mjeku Rezart Ajazi të shikonte analizat, të kryente konsultën e vizitën mjekësore dhe të caktonte një datë operacioni, i tha qytetares, të shkonte në orën 19.00, te klinika e tij private gjinekologjike “Ajazi” te “Shkolla e Kuqe”, në adresën: Rruga “Thanas Ziko”, pallati nr.6, apartamenti nr. 6, Njësia Bashkiake nr. 8 -Tiranë.

Qytetarja taksa-paguese, njëherazi me diabet, i kërkoi të ekzaminohej e trajtohej atje, në spitalin gjinekolgjik “Koço Gliozheni”; por mjeku zhvatës Rezart Ajazi, nxori një recetë mjekësore, vizatoi në të skicë-hartën sqaruese ku ndodhet klinika e tij private, duke e garantuar se te klinika e tij, ka shërbim më të plotë, të avancuar më të sigurt, kuptohet kundrejt një pagese të majme.
Në klinikën e tij private, bëhen këto ekzaminime: Vizitë gjinekologjike, erko gjinekologjike, kolposcopi, pap-test, hpv, trajtime gjinekologjike e marrje materiali për biopsi; shërbime cilësore të sigurta që i kryen falas Spitali Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , por mjeku hor Rezart Ajazi, i çon pacientet te klinika e tij për t’i zhvatur.
Në këtë rast, pangopësia dhe pafytyrësia e mjekëve, quhet vjedhje dhe sorrollatje e qytetarëve që kanë edhe nevoja emergjente për ekzaminim e trajtim shëndetësor, mirëpo “monstra” si mjeku Rezart Ajazi, nuk merakosen për jetën e pacientëve, duke mos u shërbyer në spitalin shtetëror, por me pagesë te klinika e tij private.
Siç veproi me qytetaren E.H, mjeku Ajazi veproi atë ditë, dhe po vepron me shumë gra të tjera, por megjithë denoncimet e shumta, drejtuesit e ministrisë dhe të maternitetit “Koço Gliozheni” e kanë mendjen vetëm te tenderët dhe te klinikat e tyre private.
Po i bëjmë disa pyetje mjekut Rezart Ajazi, njohur si “Doktor Rezi” nga Peqini:
- Sa i ka të ardhurat e klinikës së tij “Ajazi”, përse është regjistruar si “Person Fizik” dhe nuk dorëzon bilance në tatime e QKB?
- A paguan tatime për klinikën private gjinekologjike; dhe a ka paguar doganë për pajisjet mjekësore që ka futur në Shqipëri dhe a i ka të certifikuara dhe pa rrezatim?
- A përdorë në klinikën e ti private, infermierë e laborantë, barna e materiale të spitalit shtetëror Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” ku ai punon? Ka dhe zullume të tjera./Pamfleti
Nuk ju vjen turp qe pergojoni e perlyeni figuren e nje mjeku te nderuar e qytetari te mrekullueshem. Merrni nje denoncim nga nje person kushdo dhe e beni lajm vetem per te rritur shekueshmerine tuaj. Ju jeni monstra, qe nuk jua ndjen nese i prishni jeten familjare e profesionale nje figure mjekesore. Nese mendoni se keni kapur nje kriminel, denoncojeni ne organet perkatese e jo te beni bllofe mediatike. TURP