TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Maj 2025, 07:12

Mitingu përmbyllës, gazetari Mahmutaj: Kreu i PD gënjeshtrat po i beson edhe vetë, amerikanëve s’i duhet një i korruptuar si Berisha

Shkruar nga Pamfleti

Mitingu përmbyllës, gazetari Mahmutaj: Kreu i PD gënjeshtrat po i

Gazetari Fatos Mahmutaj në “Edicioni i Fundit” në ABC News komentoi mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Demokratike, të premten e djeshme (9 maj) në Tiranë.

Fillimisht gazetari u ndal te pretendimet për heqjen e non gratës së Berishës, duke thënë se në fjalën e tij përmbyllëse, në miting, LaCivita nuk e përmendi aspak çështjen e non gratës.

“Berisha gënjeshtrat nisi t’i besojë edhe vetë. Në fjalën e tij LaCivita në mitingun përmbyllës nuk e përmendi fare non gratën. Berisha e ka mbyllur ciklin politik. Amerikanëve nuk i duhet një njeri i korruptuar si Berisha”, tha ai.

Gjithashtu u ndal edhe tek një tjetër deklaratë e Lacivitës, i cili Berishën, kryeministër të 21 janarit, e quajti si njeriu që ka shpëtuar jetë.

Gazetari Fatos Mahmutaj tha se në këtë ditë të fundit të fushatës elektorale, deklarata të tilla janë të pritshme.

“Ishte dita e fundit e fushatës elektorale dhe fjalimet nuk kanë limit”, tha ai.

Më tej theksoi se shqiptarët në zgjedhjet e 11 majit nuk kanë alternativë më të mirë se Partia Socialiste.

Lini një Përgjigje