TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2025, 12:25

Siguria brenda Kushtetueses, efektivi i policisë në këmbë sa herë Veliaj i përgjigjet gjyqtarëve

Shkruar nga Pamfleti
Siguria brenda Kushtetueses, efektivi i policisë në këmbë
Veliaj në Kushtetuese

Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj po vijon t’i përgjigjet pyetjeve në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me shkarkimin nga posti drejtues.

Gjatë seancës një polic i cili qëndron në tavolinën pas Veliajt ngrihet në këmbë sa herë që ish-kryebashkiaku merr fjalën dhe po ashtu ngrihet në këmbë.

Nën masa të rrepta sigurie u shoqërua edhe nga burgu i Durrësit drejt Tiranës, ku forcat policore blinduan ambientet e Kushtetueses.

Gjatë seancës publike në Gjykatën Kushtetuese, kryetarja e këtij institucioni Olta Zaçaj i ka kërkuar Erion Veliajt se si e ndjen veten ai, sikur është në detyrë apo jo.

Veliaj e cilësoi veten si brenda një absurdi, apo një romani të Kafkës, ku një strukturë e shtetit e mban në IEVP Durrës, teksa tjetra e pyet se përse nuk është në detyrë.

‘Për shpirt do të doja të isha në detyrë, dhe jo të delegoja detyrë. Punët vazhdojnë në Tiranë. Asnjë procedurë nuk është penguar prej meje. Një strukturë më mban në burg, një strukturë tjetër më thotë përse nuk je në detyrë. Duhet të kemi kujdes, pasi mund të kthehet në precedent. Unë për momentin jam në një roman të Kafkës’, tha Veliaj.

 

veliaj në kushtetuese

3 Komente

  1. M
    Maria mari

    Erion Veliaj duhet të lirohet e ka bërë Tiranën shum të bukur esht puntore është i edukuar nuk është kriminel Liriheni

    Lini një Përgjigje