Kjo është hera e dytë që studentët e Akademisë helmohen në një afat kohor kaq të shkurtër.
30 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar sërish nga ushqimi.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 kursantët kanë pasur simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke. Disa prej tyre kanë marrë ndihmë mjekësore.
Kjo është hera e dytë që studentët e Akademisë helmohen në një afat kohor kaq të shkurtër.
Herën e parë, u helmuan 52 studentë që kishin konsumuar ushqimin e ardhur nga kateringu i ‘SORI-AL’. Nga mostrat e marra për analizë, rezultoi se makaronat ishin të kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok.
Si ndodhi ngjarja e rëndë në Maj?
52 studentë të Akademisë së Sigurisë përfunduan në spital me shenja helmimi me 7 Maj 2026. Të gjithë sapo kishin konsumuar vaktin e drekës në ambientet e akademisë.
"Janë cuar në infermierinë që kemi ketu, më pas në QSUT, janë kthyer shëndoshë e mirë, janë këtu. Ishp po merr prapë analizat e studentëve të shohim ecurinë Ka qenë forme e lehtë. Edhe gjendja sipas infos në qust ishte që mund ta menaxhonim dhe vetë në infermieri",- tha atëherë Milton Nushi, Administrator, Akademia e Sigurisë.
Akademia i siguron studentëve, të treja vaktet, me katering, nga kompania SORI-Al.
Studentët kanë konsumuar të njëjtën menu, sallatë me perime të ziera, gjellë me patate ose tavë me presh, makarona ose pilaf me karrotë, mish, biskotë, banane dhe bukë.
Administratorja e Kompanisë SORI-Al” Alma Tafani, u shpall në kërkim nga policia. Blutë arrestuan kuzhinierin Kujtim Ballgjini dhe Kristjana Plaka teknologe e ushqimit në kompaninë që sillte ushqimin në Akademinë e Sigurisë, ndërsa në gjendje të lirë u vu bjë tjetër teknologe ushqimi në SORI-Al”
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kreu verifikime në subjektin që e prodhon ushqimin në ambientet e kuzhinës së garnizonit “Skërnderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura në Tiranë. Produktet e prodhuara ishin shpërndarë tek pikat kontraktuese. Por aty AKU thotë se mori mostra të djathit, kosit, vezëve, e sallamit për analizim në laboratorin e ISUV. AKU bllokoi 67.3 kg produkte dhe 1350 kokrra vezë. Për mungesë të një sistemi funksional dhe të plotë gjurmimi ndaj SORI-Al u vendos 100 mijë lekë gjobë.
Mostra për analizim mikrobioligjik u morën edhe te Akademia e Sigurisë, ku u konstatuan pilaf, makarona, fasule, sallam dhe kos i hapur gati për shërbim, nga të cilat u bllokuan 85.9. kg produkte ushqimore. Edhe në këtë rast, ndaj subjektit u vendos 100 mijë lekë gjobë për mungesë të sistemit të plotë të gjurmueshmërisë.
Deri në fund të vitit 2025, kompania Sori-Al rezulton si fituese e 75 tenderave publikë, me vlerë totale 4.2 miliardë lekë.
Lini një Përgjigje