Pa asnjë njoftim Tv Klan ka vendosur për të parë ndeshjet e Kombëtares të shikohen vetëm në rrjetin tokësor, duke injoruar totalisht pjesën më të madhe të njerëzve që kanë rrjet satelitor e që tashmë duhet t’i rikthehen antenave si qemoti.
Skandali i radhës është urdhëri që TV Klani i Aleksandër Frangajt u ka dhënë bashkive të vendit, që mos të transmetojnë në sheshe ndeshjet e “Euro 2024” pa paguar para tek ky televizion.
Këtë fakt e ka bërë me dije dhe deputeti Erion Braçe ku në një postim në rrjetet sociale shkruan:
Ku po e shihni evropianin?
Muaj më parë pyeta:
Ku do e shohim evropianin, Shqipërinë ne te?
Mu turren disa atëkohë; “o qyq e ka Klani dhe e ka pa pagesë”; “ti na pyet neve apo neve ty” e kështu me rradhë;
Unë kam në shtepi apkikacionin e digitalb dhe jam i lumtur me shërbimin që marr; por dje nuk munda të shoh ndeshjen mes Anglisë dhe atyre; as në kanalin KLAN në platformë, faqja ishte e bllokuar.
Pyeta e më thanë që Klan e jep ndeshjen vetem në tokesor, ndërsa në platforma digitale është një tjetër;
U mundova të lidhesha me tokësorin por s’munda, duhej antenë si qëmoti dhe dekoder, ndërkohë mu duk e tepërt të blija një abonim tjetër për transmetimet digitale.
Shikoni, të drejtat televizive janë të drejta ligjore e si të tilla duhen trajtuar; shumë mirë që po arrijmë në këtë pikë;
Pooor transparenca në të tilla të drejta është jetike!
Kur pyeta, kisha në mendje transparencën e këtë që po ndodh; doja të dija se kush e zotëronte, kush e tregtonte, kushtet e tregtimit, kush e bleu, me çfarë kushtesh e të drejtash, sa e bleu, çfare e bëri, a e rishiti, kush e bleu e me çfare kushtesh?
Autoriteti i Mediave Audiovizive a mund ta bej këtë transparencë? Pooooo, patjetër që po! Për të na mbrojtur në si konsumatorë! E ka bërë? Joooo, qoftë edhe për të na informuar se ku e si shohim ndeshjet, me çfare kostosh, nuk e ka bërë!
Por ka ndodhur edhe me shumë se kaq;
Kam lexuar një leter bashkive të vendit, ku ju behet me dije se nuk mund të vendosin ekrane në sheshet e tyre për njerëzit që duhet të shohin ndeshjet, pa paguar tek zotëruesi i të drejtave televizive dhe pagesa është shumë shumë herë me shumë se vlera e një abonimi!
Nuk ka as tarifa letra, por një emër e një numër telefoni ku duhet të flasësh e paguash; dhe kjo ju bëhet me dije shumë vonë, kur dihet se institucionet kanë procedura që nuk kalohen me “ti paguajnë bizneset që shesin qofte e birra”!
Në këtë pikë, po Komisioni i Konkurrecës ku është?
Të drejta televizive ekskluzive që tregtohen kështu, në gjykimin tim abuzivisht, janë puna e tyre;
gjumi nuk është zgjidhje institucionale edhe pse është vapë!
Lini një Përgjigje