TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2023, 18:43

Spahiu: Çdo lider shqiptar që ka dalë kundër SHBA, historia e ka cilësuar tradhtar

Shkruar nga Pamfleti

Spahiu: Çdo lider shqiptar që ka dalë kundër SHBA,

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë se çdo lider shqiptar që ka dalë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, historia e ka renditur si tradhtar.

Sanksioni i parë mendoj që do të jetë shpallja i padëshiruar e kryeministrit të Kosovës në SHBA dhe disa vende europiane dhe i dyti mund të jetë një plan për veriun e Kosovës, më i keq se marrëveshja e Ohrit. Non grata është një fazë më e avancuar. I padëshiruar është person që nuk lejohet të udhëtojë në disa vende dhe non grata është një person që konsiderohet kërcënim për vendet e tjera. Një person në detyrë, një kryeministër unë nuk mendoj që shpallet non grata, por mendoj që mund të shpallet i padëshiruar.

Dëshiroj të mos ndodhë as e para, as e dyta, por që Albin Kurti të gjejë rrugën e dialogut dhe ftohtësinë për një zgjidhje për Kosovën. Pse? Sepse Albin Kurti e ka të pamundur me mbështetësit e tij, të ndalë një projekt europian, euro-atlantik për veriun. Albin Kurti nuk ka aleatë të tjerë”, u shpreh Spahiu, për “Euronews Albania”

 

 

spahiu kurti

Lini një Përgjigje