TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Nëntor 2025, 16:37

“SPAK duhet të vijojë të japë rezultate”/ Dumani vizitë në Bruksel, zbardhet çfarë i kanë kërkuar zyrtarët e lartë të BE-së

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK duhet të vijojë të japë rezultate”/ Dumani

Ambasadori i BE në Tiranë ka siguruar Dumani se SPAK nuk është vetëm dhe se do mbështesin luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin.  

Kreu i SPAK Altin Dumani ka zhvilluar një vizitë dy-ditore në Bruksel.

Dumani është takuar me drejtuesit më të lartë të institucioneve europiane përgjegjëse për zgjerimin, drejtësinë dhe luftën kundër mashtrimit.

Në axhendën e takimeve ishin:

-Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i DG NEAR

-Salla Saastamoinen, Drejtoreshë në detyrë e Përgjithshme e OLAF

-Irena Moozová, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e DG JUST

-Marko Makovec, Shef i Kabinetit të Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos

-Alexander Ëinterstein, Shef i Kabinetit të Komisionerit për Punët e Brendshme dhe Migracionin Magnus Brunner

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ka siguruar Dumani se SPAK nuk është vetëm dhe se do mbështesin luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin.  

BE-ja ka qenë dhe do të mbetet një mbështetëse e fortë e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe mashtrimit, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. Ruajtja e rezultateve solide të SPAK-ut edhe nën drejtimin e tij të ri në vitin 2026 e më tej do të jetë kyçe për vazhdimin e progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë dhe të BE-së dhe për forcimin e sundimit të ligjit. SPAK-u nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Edhe institucionet e tjera shqiptare duhet të bëjnë pjesën e tyre”, është shprehur ambasadori Gonzato.

Vizitë shumë e mirë dyditore në Bruksel e Kryeprokurorit të Posaçëm të Shqipërisë, Altin Dumani, i cili u takua me zyrtarë të lartë të BE-së: Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i DG NEAR; Salla Saastamoinen, Drejtoreshë në detyrë e Përgjithshme në OLAF; Irena Moozová, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e DG JUST; Marko Makovec, Shef i Kabinetit të Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos dhe Alexander Ëinterstein, Shef i Kabinetit të Komisionerit për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner.

Vizita dëshmon për arritjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjithë bashkëbiseduesit vlerësuan forcën, qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e SPAK-ut, si dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me agjencitë e BE-së, vendet anëtare dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Ambasadori Silvio Gonzato: “BE-ja ka qenë dhe do të mbetet një mbështetëse e fortë e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe mashtrimit, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. Ruajtja e rezultateve solide të SPAK-ut edhe nën drejtimin e tij të ri në vitin 2026 e më tej do të jetë kyçe për vazhdimin e progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë dhe të BE-së dhe për forcimin e sundimit të ligjit. SPAK-u nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Edhe institucionet e tjera shqiptare duhet të bëjnë pjesën e tyre.”-thuhet në faqen e BE në Facebook.

Lini një Përgjigje