
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar seanca paraprake për ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, i akuzuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Në seancë, e cila duhet të vlerësojë nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim, avokatët mbrojtës të Berberit hodhën poshtë akuzat e SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, duke u shprehur se ato nuk mbështeten me prova të mjaftueshme.
Në këto kushte avokatët kanë kërkuar thimin e dosjes në SPAK. Dhe nëse GJKKO nuk do të pranonte këtë kërkesë të parë të avokatëve, këta të fundit parashtruan një kërkesë të dytë, atë të gjykimit të shkurtuar. Kjo do të çonte në ulje të 1/3 së dënimit në rast deklarimi fajtor.
Nga ana tjetër, i pandehuri Valter Begaj, përmes mbrojtësve të tij, kërkoi kthimin e çështjes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për plotësim hetimesh, por nuk paraqiti kërkesë për gjykim të shkurtuar.
Lini një Përgjigje