Aktualitet24 Maj 2024, 21:29

“SPAK kontrollohet nga amerikanët”, Xhafo: Në afatgjatë, do të sjellë pasoja politike!

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK kontrollohet nga amerikanët”, Xhafo: Në

Gazetari Endri Xhafo tha se besimi i qytetarëve te SPAK është në rritje pasi ata kanë perceptuar se SPAK kontrollohet nga Amerika më shumë se sa nga qeveria.

Në një intervistë për emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ai shtoi se në perceptimin e qytetarëve, që sipas tij është perceptim i drejtë, SPAK mund të prodhojë dhe pasoja politike me vendimet e tij.

Njerëzit mendojnë se qeveria nuk e pengon dot SPAK. Ata kanë perceptuar se SPAK më shumë se nga Edi Rama, Erion Veliaj apo ndonjë element tjetër i mazhorancës, kontrollohet nga amerikanët.

Bindja ime është që në afatgjatë, SPAK do të prodhojë pasoja politike me vendimet e tij, si një mënyrë për të pastruar politikën”, tha Endri Xhafo.

spak