TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Prill 2024, 07:35

"SPAK pezullon drejtoren e Palestrave të Bashkisë, por jo Veliajn", Bushati: Asnjë shpresë te drejtësia!

Shkruar nga Pamfleti

"SPAK pezullon drejtoren e Palestrave të Bashkisë, por jo

Analisti Andi Bushati ka folur për SPAK-un dhe rastet e korrupsionit që nuk hetohen të plota, duke mos arritur asnjëherë në majë te titullarët e institucioneve.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Bushati mori shembullin e Erion Veliajt që SPAK as e heton dhe as e pezullon, ndërkohë që ka kërkuar pezullimin e një drejtuese të Palestrave të Sportit.

"Raporte të tilla ka dhënë edhe Adriatik Llalla. Në pjesën e parë të këtij emisioni po diskutonim çështjen Veliaj. Çfarë bën SPAK? Kërkon pezullimin nga detyra të një drejtoreje që merret me palestrat e sportit të Bashkisë dhe thotë se kjo kur ka bërë një gabim mund ta bëjë sërish. Kurse Veliaj, që ka ngritur skemën e grabitjes së miliona eurove, SPAK as nuk thotë të pezullohet. Ky është shembulli politik.

Artani foli për biznesmenë të mëdhenj. Ore ka biznesmen të madh që SPAK t'i ketë zbardhur një dosje? Ta zhveshim nga politika PD apo PS. Drejtësia çfarë është? Të më mbrojë si qytetar të pambrojtshëm nga këta të pushtetshmit. Keni parë të pezullohet ndonjë investitor strategjik?

Ne bëmë reformën në drejtësi që qytetari të gjente drejtësi, jo për të burgosur Saliun dhe Ramën. A jemi sot me ndonjë shpresë më të madhe që qytetari të marrë drejtësi? A keni parë se si dynden qytetarët nëpër gjykata?

Kjo është gënjeshtra më e madhe që është bërë me flamur amerikan dhe europian, për ta kapur drejtësinë një njeri i vetëm", tha Bushati.

spak veliaj bushati drejtesia

Lini një Përgjigje