Profesori dhe analisti Lutfi Dervishi ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një poezi satirike që ironizon fenomenet e tranzicionit shqiptar.
Me titullin "Metamorfoza", ai përshkruan përmes vargjeve transformimet e menjëhershme të individëve në jetën publike, duke prekur me humor dhe ironi tema si pasurimi i shpejtë, pushteti, politika dhe mungesa e meritokracisë.
Ai satirizon mënyrën se si, statusi, pasuria dhe pushteti mund të ndryshojnë brenda natës.
Postimi i Dervishit:
Metamorfoza
Dje s’i njihte kush, sot janë bërë VIP
U ngrysën në zgëqe, u zgjuan elitë.
Dje shisnin të bardhë, sot janë xhentëlmenë,
U ngrysën trafikantë, u zgjuan biznesmenë.
Dje ishin "të ardhur", sot në rend të parë,
U ngrysën trokë, u zgjuan pronarë.
Dje pa shkollë të mesme, sot me fakultet,
U ngrysën analfabetë, u zgjuan deputetë!
Dje të uritur, sot me pakëz bark
U ngrysën me kioskë, u zgjuan oligarkë.
Dje pa asnjë dyshkë, sot me xhepat plot,
U ngrysën tradhtarë, u zgjuan patriotë!
O kur ka fund kjo baterdi e maskarade e poshter. Zgjohu popull, hap syt e mendt