TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2025, 10:44

SPAK prova të reja për lobimin në SHBA për ish-çiftin Meta-Kryemadhi, zbulohet një tjetër episod i ri korrupsioni

Shkruar nga Pamfleti

SPAK prova të reja për lobimin në SHBA për ish-çiftin

Në GJKKO mbahet sot në orën 11:30 seanca për Ilir Metën, i cili kërkon zbutje të masës së sigurisë.

Ndërkohë sipas burimeve, nga hetimet e SPAK mësohet se është zbuluar një tjetër episod i dyshuar korrupsioni që i atribuohet ish-çiftit Meta-Kryemadhi. Bëhet fjalë për një kartë tjetër bankare që rezulton se është përdorur për blerje dhe shpenzime të ndryshme.

Sipas burimeve karta bankare i është vënë në dispozicion Kryemadhit dhe Metës nga biznesmeni Adrian Shatku. 

Nga hetimet paraprake më herët u zbulua një kartë tjetër “amerikan ekspress” që ishte përdorur dhe vënë në dispozicion nga i njëjti biznesmen. Mësohet se SPAK pritet të saktësojë për Metën episodin mbi akuzën e lobimit të ish-LSI, pasi nga letërporositë janë zbuluar të dhëna të reja mbi pagesat dhe kontratën.

Meta i cili ndodhet në qeli që prej tetorit, nuk do të marrë pjesë sot në seancën e GJKKO, por do të përfaqësohet me avokatin e tij, Kujtim Cakrani. Meta dhe Kryemadhi janë nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

 

Lini një Përgjigje