SPAK ka lëshuar 3 urdhër arreste për tre zyrtarë të Policisë Rrugore të Tiranës, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një rast korrupsioni.
Sipas mediave, janë lëshuar urdhrërarresti për korrupsion për Roven Zeka, shef i qarkullimit rrugor të Tiranës, Sokol Novaku, shef i Sektorit të Aksidenteve në Policinë Rrugore dhe Edison Tabaku, oficer i Policisë Gjyqësore.
Prokuroria e Posaçme dyshon se ata kanë marrë para në mënyrë të paligjshme për lidhur me një aksident.
Ndërkohë, pritet njoftim zyrtar nga SPAK për rastin korruptiv që çoi në pranga tre zyrtarët e policisë.
Ju rikujtojmë se vetëm pak ditë më parë në raportin e 2024, kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë tha se janë përgjysmuar kallëzimet nga Policia e Shtetit, në krahasim mes viteve 2023 dhe 2024.
Kreu i SPAK deklaroi se gjatë vitit 2024 janë arrestuar efektivë të lidhur me krimin e organizuar, por ky fakt nuk bën 'pis' Policinë e Shtetit dhe shprehet se ka një bashkëpunim të mirë mes dy institucioneve.
'Kallëzimet e nisura nga qytetarët janë tregues i rritjes së besimit ndaj SPAK-ut. Ndërsa vihet re një ulje e numrit të kallëzimeve nga Policia e Shtetit.', theksoi Dumani.
Lini një Përgjigje