TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2025, 07:14

“Të doli emri për ministre”, Curri batuta me Dumën, Grida: Të habitem dhe unë si ata?

Shkruar nga Pamfleti

“Të doli emri për ministre”, Curri batuta me Dumën,

Analisti Arjan Curri ka komentuar kabinetin e ri qeveritar.

Arjan Curri tha me humor se një nga emrat që kanë qarkulluar për ministren e integrimit ishte edhe ai i moderatores së “Top Story”, Grida Duma.

Kjo e fundit iu përgjigj me ironi duke e pyetur nëse duhet të surprizohet edhe ajo si disa nga ministrat kur iu komunikuan rolet e tyre në kabinetin e ri.

Biseda mes tyre:

Arjan Curri: Gjithë këto ditë ne më shumë iu gëzuam thashethemeve, një prej të cilave të vendoste edhe ty ministre të integrimit, si një prej më të mirave që ka ky vend për ministra dhe më thoshin që si do ja bëni se Grida do bëhet ministre tani dhe e besova.

Grida Duma: Duhet të mbaj edhe unë atë fytyrën që kanë mbajtur disa aty sot, apo të emocionohem, si do ti?

Arjan Curri: Si të duash ti po që ka qenë emri yt, ka qarkulluar me të vërtetë.

Grida Duma: Qarkullon për shumë gjëra, edhe për ministre.

Lini një Përgjigje