TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Nëntor 2023, 19:59

Televizioni amerikan në Itali e tregoi Edi Ramën si “Kumbari”

Shkruar nga Pamfleti

Televizioni amerikan në Itali e tregoi Edi Ramën si

Kryeprokurori i Napolit, një nga magjistratët më të rëndësishëm kundra mafias, që ka luftuar N’dragheta në Kalabri, deklaroi dy ditë më parë në emisionin e Lili Gruber: se mafia shqiptare ka shtënë në dorë një pjesë të madhe të qeverisë. Tani pritet goditja e tretë që do të jetë edhe më e fortë.

Edi Ramës duket i ka djegur shumë satira që televizioni me pronar amerikan në Itali, i ka bërë pas paktit me Giorgia Melonin për qendrën e emigrantëve në Shëngjin.

Vetëm mediat që nuk janë me qeverinë, i kanë bërë jehonë satirës së komedianit më popullor në Itali, Maurizio Crozza, për Edi Ramën. Por edhe ato, ose nuk e kanë kuptuar fare satirën, ose e kanë kuptuar gabim.

Televizioni me licensë kombëtare në Itali-Nove, është pronë e gjigandit amerikan në fushën e mediave: Warner Bross Discovery. Çdo të premte në 'prime time' ai transmeton 'one man show' më të rëndësishëm në vend, që si ikonë ka komedianin e njohur Maurizio Crozza.

Edhe pse bën satirë politike, emisioni është më shumë se satirik, pasi prej vitesh godet thuajse të gjithë politikanët dhe njerëzit më influencë në vend.

Por ajo që ra në sy, në episodin që kishte përgatitur për Edi Ramën, nuk kishte satirë politike. Madje nuk bënte fare për të qeshur, ngase ishte një goditje aq e fuqishme, sa duket së shpejti do të japë rezultate të rëndësishme.

Duke folur nën petkun e Edi Ramës, komediani italian herë pas here gjatë skeçit, bën zërin e Vito Corleones në filmin e famshëm “Kumbari” ku përdor frazën: “I kam bërë një ofertë që nuk mund ta refuzojë”.

Ndërkohë që aktori që në show i bën pyetje personazhit kryesor ja kthen: “pse flet kështu”.

Rama bën sërish zërin si kumbari mafioz duke thënë se “Jemi një familje, jemi në pod të ekonomisë ‘familjare”.

Komediani, që thua nuk e imiton fare Edi Ramën, bën totalisht një pantominë të qartë metaforike, duke e nxjerrë para miliona shikuesve, kryeministrin e Shqipërisë si një kumbar mafioz.

Sikur këtë ta kishte bërë një media e vogël, jo relevante apo një politikan për ta përdorur për politikë të brendshme, nuk do të kishte rënë në sy.

Por e bërë kjo nga një gjigand amerikan, situata është paksa më e rëndë, madje edhe më e rëndë sesa duket.

Mundësia është që qeveria shqiptare nëpërmjet lobistëve të shumtë që ka në Romë dhe Milano, të ketë ndërhyrë për të protestuar, por gjasat janë që të mos ja ndjejë dikujt.

Në logjikë, kjo përbën një skandal. E dikush duhet të protestojë sesi një media e një vendi e nxjerr kryeministrin e Shqipërisë si kapoja e një familje mafioze. Por amerikanët, pikërisht këtë e kanë bërë; për të parë sesi do të reagojë Edi Rama, për të filluar serinë e të tjerave materialeve.

Kryeprokurori i Napolit, një nga magjistratët më të rëndësishëm kundra mafias, që ka luftuar N’dragheta në Kalabri, deklaroi dy ditë më parë në emisionin e Lili Gruber: se mafia shqiptare ka shtënë në dorë një pjesë të madhe të qeverisë. Tani pritet goditja e tretë që do të jetë edhe më e fortë./Pamfleti

edi rama maurizio crozza

Lini një Përgjigje