Aktualitet10 Prill 2023, 07:53

Temperatura deri në 16 gradë, mësoni si do jetë moti për sot

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 16 gradë, mësoni si do jetë moti

Orët e parë të ditës së sotme do të jenë në dominimin e kushteve atmosferike të qëndrueshëm duke sjellë një mot me kthjellime dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.

Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat do të shtohen gradualisht duke gjeneruar reshje të pakta shiu përgjatë shtrirjes Lindore, ku më të dukshme reshje do jenë në Juglindje të vendit tonë.

Por mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin përmirësim të motit në të gjithë territorin duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

temperatura moti vranesira