Protestuesit janë shtyrë me policinë.
Janë shënuar momente tensioni në protestën e Shqipëria Bëhet para Kryeministrisë. Protestuesit në fund të tubimit janë shtyrë me policinë.
Me flamuj e pankarta, ata i janë afruar efektivëve duke thirrur për dorëheqjen e Ramës.
“Edi Rama, këtu na ke, këtu na ke!”, “Edi Rama drogaxhi”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve.
Para këtij momenti, mbështetësit e Lapajt kanë hedhur miell në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
Adriatik Lapaj deklaroi sot në protestë se i kanë kërkuar që të heqë dorë nga qendresa e përditshme që mban para Kryeministrisë.
Lapaj theksoi se nuk është më çështje zgjedhje, por se të gjithë duhet të bëhen bashkë për të mundësuar largimin e kësaj klase politike, përndryshe i gjithë vendi do të mbetet “bosh”.
Ai u ndal edhe te përplasjet më 4 janar, teksa tha se ndonëse i arrestuan djemtë dhe vajzat pjesëmarrëse në protestë, nuk mundën që t’i ndalin.
“Mbrëmjen e 4 janarit, pasi arrestoi djemtë edhe vajzat më të zellshëm të kësaj proteste, synuan të më dhunonin. Më dërguan në spital dhe më pas më çuan njerëz pë të më thënë se nuk e vazhdon dot më gjasme me të mirë. Sepse kjo, prindërit tanë, motrat e vëllezërit tanë nuk është më çështje zgjedhje por detyrim përcaktim, ne ose do të heqim këtë klasë politike ose do të largohemi që të gjithë. Nuk ka rrugë të mesme.”, u shpreh Lapaj.
Lini një Përgjigje