Aktualitet 5 Mars 2023, 07:26

“Thesari” që zbuluan italianët në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

“Thesari” që zbuluan italianët në Shqipëri

Historia e naftës shqiptare nis me Luftën e Parë Botërore në vitin 1918, kur pushtuesit fashistë gjetën pa shumë mund e studime burimin e parë që do të do të sillte prodhim e fitime që nga viti 1929.

Italianët, si pionerë të zhvillimit industrial nuhatën në burimet ujore mes Shushicës e Drashovicës rrjedhjen e konsiderueshme të një nafte të rëndë.


“Në vitet e Luftës së Parë Botërore, ushtarët italianë që patrullonin përtej Karaburunit panë një ngjyrë jo të zakonshme të detit dhe njoftuan shërbimin gjeologjik Italian dhe në atë moment inxhineriët italianë e kuptuan që mund të ishte një burim hidrokarburesh dhe sollën inxhinierët e tyre dhe ata arritën deri në pikën ku zbulua nafta për herë të parë në Shqipëri”, deklaroi pedagogu dhe studiuesi Enriko Ceko.

Garnizonet italiane nuk ishin të formuara vetëm me ushtarë, por në përbërje kishin edhe ekspertë gjeologë, të cilët zbuluan në Drashovicë, në vetëm 101 metra thellësi një horizont naftëmbajtës me kapacitet 3500 litra naftë në ditë.

“Kërkimet për naftë në kuptimin shkencor kanë nisur gjatë luftës së parë botërore dhe në vitin 1918 është konfirmuar nëpërmjet shpimit të një pusi në zonën e Drashovicës në afërsi të Vlorës, është konfirmuar naftëmbajtja në atë zonë nga një kompani studimore italiane”, u shpreh eksperti për menaxhimin e energjisë, Stavri Dhima për emisionin "Money".

thesari itali shqipëri