Aktualitet 9 Nëntor 2023, 22:48

Thirrja e Berishës dhe Metës në SPAK, Arian Çani: Mirë ua bën Rama këtyre frikacakëve të opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Thirrja e Berishës dhe Metës në SPAK, Arian Çani:

Gazetari Arian Çani duke komentuar thirrjen e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës në SPAK, deklaroi se opozita po tregohet frikacake.

Në një intervistë për emisionin “Now”, Çani tha se opozitarëve u duhet thirrja në SPAK e madje edhe burgu, pasi sipas tij ata janë frikacakë të cilët nuk po mund të mbrojnë më veten e jo më popullin që duan ti dalin për zot.

Këta nuk e kanë me Ramën historinë. Kush është ky kamikaz që merr përsipër të dënojë dikë pa prova. duhet të mendohet mirë, se duhet që dikush të bëjë diçka për të mbrojtur dinjitetin e vetë.

Në Shqipëri, nuk ka burra të tillë ta bëjnë, rreth e rrotull nesh ka shumë burra që mund ta bëjnë. Ramsi ja bën mirë dhe më shumë duhet të bëjë se këta janë frikacak, kaq e thjeshtë është. Kur nuk mbrojnë veten e tyre, si mund të mbrojnë popullin. Unë Ramës i jap të drejtë e në vendin e tij më shumë do kisha bërë”, tha Çani.

rama spak meta