TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Janar 2025, 20:20

“Trump do të zhvillojë një politikë presioni ndaj fuqive të tjera”, ish-ambasadori: Çfarë e pret Europën

Shkruar nga Pamfleti

“Trump do të zhvillojë një politikë presioni ndaj

Ish-ambasadori Agim Nesho ka folur rreth ndryshimeve që pritet të sjellë administrata e Trump-it.

Sipas tij presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do zhvillojë një politikë paralele presioni ndaj fuqive të tjera të botës.

“Trump do të veprojë me iniciativë. Nëse shikojmë politikën e tij të jashtme e cila deri më tani është shpalosur në një sërë segmentesh të tjerë si çështja e Groenlandës, e Panamasë, e Kanadasë e të tjera.

Është sipas diplomatit dhe njeriut që e ndjek politikën e jashtme edhe në pozicione të caktuara, kjo është një përshtatje për të gjitha politikat agresive që fuqitë e mëdha si Kina, Rusia e të tjera mund të shkaktojnë disbalanca në atë rregull të përgjithshëm të botës.

Trump po zhvillon një politikë paralele presioni ndaj fuqive të tjera. Kur vjen për punën e NATO-s unë mendoj se Trump ka qenë njeriu që ka diferencuar fuqinë e Polonisë, në një fuqi që në idenë e tij Europa duhet të jetë një Evropë e ndarë, një Evropë që të jetë brenda funksionimit dhe aleancës me SHBA-në por me një violinë që të drejtohet nga Amerika”, tha Nesho në Euronews.

Lini një Përgjigje