TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2023, 18:46

Tymi i zi "pushton" Vlorën, i vihet flaka vend grumbullimit të mbetjeve urbane në mes të sezonit turistik

Shkruar nga Pamfleti

Tymi i zi "pushton" Vlorën, i vihet flaka vend grumbullimit

Pasi vend grumbullimi i mbetjeve urbane u përfshi nga flakët këtë të diel, tymi i zi pushtoi qytetin bregdetar të Vlorës.

Flakët kanë përshkuar pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane të qytetit. Tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm kolosal për qytetin, duke ditur përbërjen dhe kimikatet që çlirohen nga djegia e mbeturinave.

Forca të shumta zjarrfikëse por dhe punonjës të bashkisë janë duke punuar për të izoluar flakët, por era që fryn ka përkeqësuar situatën duke bërë që zjarri të afrohet tek banesat dhe t’i vendosë në rrezik.

tym vlore vendgrumbullim flake

Lini një Përgjigje