
Gjatë ditës së martë, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon një mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.
Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Përgjatë orëve të pasdites deri në orët e vona të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore parashikohen reshje në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 10 m/sek
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet i forcës 1-3 ballë.
Ndërkohë në krahasim me ditët e fundit, në disa qytete të vendit parashikohet një rënie e lehtë e temperaturave. Vlerat minimale dhe maksimale të temperaturave do të jenë si më poshtë:


Lini një Përgjigje