TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2026, 14:56

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zeze, ku ndër të tjera veçojmë:

Gjyqi ndaj Ilir Metes është shtyrë për më 11 maj, ndërsa ai u shfaq për herë të parë pas arrestimit, duke e quajtur procesin politik.

Monika Kryemadhi kërkoi që Edi Rama të thirret si dëshmitar.

Në gjyqin ndaj Erion Veliaj u regjistruan përplasje mes prokurorisë dhe mbrojtjes, ku Altin Dumani theksoi se transmetimi live mund të rrezikojë dëshmitarët.

Në Lezhë, policia zbardhi vrasjen e dyfishtë të çiftit, duke e lidhur me hakmarrje dhe duke shpallur në kërkim tre persona.

Në Dibër, gazetari Sami Curri deklaroi se djegia e makinës së tij ishte për shkak të investigimeve mbi abuzime dhe projekte publike.

Në Durrës u zbulua një rrjet prostitucioni me tre të arrestuara, ndërsa në Itali u ndalua një shqiptar për trafik kokaine.

Ndërkohë, në Kosovë, ish-zyrtarja e OSBE-së Jelena Gjukanoviq u dënua me 6 vite burg për spiunazh ndaj shërbimit sekret serb BIA, ndërsa në SHBA vijojnë tensionet pas një sulmi të armatosur që ka rritur debatet për sigurinë dhe radikalizimin politik. 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje