TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2024, 10:10

“‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Myslym Murrizi liston emrat: Kush po pret fundin e Berishës?

Shkruar nga Pamfleti

“‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Myslym

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po presin që Berisha të largohet përfundimisht nga politika.

Sipas Murrizit, emrat që mezi presin që Berishaës t'i hiqet mandati janë: Gazmend Bardhi, Flamur Noika dhe Belind Këlliçi.

“Opozitë e dyzuar, opozitë ku secili ëndërron largimin përfundimtar të Berishës nga politika, kërkojnë të jenë lider imagjinar i kësaj opozitë në të ardhmen.

Presin t’i hiqet mandatin e Berishës dhe do t’i hiqet në qershor, mbush gjashtë muaj edhe pse nuk justifikohet nga ana ligjore dhe kushtetuta. Presin që të dënohet Berisha që mos e kapi dekriminalizimi për mos qenë deputet 2025-ën dhe këta ‘o burra vdiq baba të na lirojë krevatin’ dhe secili bëhet faktor më vete. Gazi, Flamuri, Belindi.. po presin”, tha Murrizi.

Sipas tij, nuk mundet që një opozitë e konsoliduar të vijë në pushtet të bëjë 30 tubime dhe të flasin vetëm 3 persona.

murrizi fund berisha

Lini një Përgjigje