TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2024, 21:38

Vëllai i deputetit të PS u kap me serë kanabisi, Prençi: Personazh i botës së krimit, cili prokuror e la të lirë

Shkruar nga Pamfleti

Vëllai i deputetit të PS u kap me serë kanabisi, Prençi:

Ish-drejtori i policisë, Shemsi Prençi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në podcastin ‘Të Pashoq’  në kanalin në Youtube të “Pamfletit” ku ka folur për arrestimin e vëllait të deputetit të PS Eduart Ndreca i cili u kap me serë kanabisi.

Prençi tha gjithashtu se cili është prokurori i cili ka liruar nga burgu vëllain e ish deputetit, ku sipas ish drejtorit të policisë ai është një personazh i botës së krimit dhe pjesë e dosjes Metamorfoza3.

“Ku e mori guximin prokurori të lironte vllain e deputetit të PS për 24 orë. Rënia në batakun në grupin e PS në qarkun e Lezhës ku bien edhe prokurori ose prokuroria që liron këtë personazh të krimit.

Ku e merr kurajon që të lirojë vllain e deputetit për një ngjarje kaq të rëndë dhe duke e ditur do të shikoni se kush e ka dhënë urdhrin për të liruar këtë përsonazh të krimit i cili ëhstë pjesë e Metamorfozës3.

Lezha po ja kalon dhe Tiranës, Durrësit dhe Vlorës. Problemi qëndron që Lezha ka personazhe të botës së krimit, qoftë edhe mbreti i ish lojërave të fatit dhe duke i mbajtur me paga të vazhdueshme drejtorët e policisë i ka bërë pjesë të lojës i ka bërë pis, prokurorët, shefat.

SPAK-u është vetëm një qelizë e drejtësisë, po prokuroritë e juridiksioni të përgjithshëm a knaë detyrim të zbardhin ngjarje.

Kush prokuror e ka liruar këtë autor të botës së krimit.

Personazhi bashkë me kushëririn e tij janë pjesë e Metamorfozës, por babi i kushërit të deputetit është agjent i policisë kriminale në drejtori të policisë së Lezhës. Drejtësia duhet të pastrohet njëherë e mirë”, tha Prençi.

 

Lini një Përgjigje