TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Korrik 2026, 20:52

Armando Broja përballë një vere vendimtare, sulmuesi kuqezi zbarkon në Amerikë për të ardhmen

Shkruar nga Pamfleti
Armando Broja përballë një vere vendimtare, sulmuesi kuqezi
Armando Broja

Vera e këtij viti konsiderohet një moment vendimtar për të ardhmen e Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ndodhet në një pikë kyçe të karrierës, pas disa sezonesh të vështira në nivel klubesh, ndërsa vendimi i radhës pritet të ndikojë ndjeshëm në perspektivën e tij sportive.

Emri i Brojës u përfol gjatë merkatos së verës si një mundësi për disa klube të Serie A, mes tyre Kaljari, Udineze dhe Parma. Megjithatë, deri në këtë fazë nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete, ndërsa klubet italiane duket se kanë orientuar vëmendjen drejt alternativave të tjera.

Në këto kushte, fokusi i sulmuesit mbetet te Bërnli, skuadër me të cilën do të garojë në Championship, kategorinë e dytë të futbollit anglez. Broja ka nisur përgatitjet me ekipin dhe prej dy ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Bërnli po zhvillon një turne përgatitor.

Gjatë ditëve në vijim, skuadra angleze do të luajë tre ndeshje miqësore, të cilat pritet të jenë një mundësi e rëndësishme për Brojën për të bindur stafin teknik. Sulmuesi shqiptar synon të fitojë një rol të rëndësishëm në skuadër, pasi rreziku për të mbetur jashtë planeve kryesore do të ishte një tjetër pengesë serioze në përpjekjet e tij për të vijuar karrierën në nivelet më të larta të futbollit europian.

armando broja sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje