TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Dhjetor 2023, 18:06

Vendimi i Kushtetueses “gëzon” opozitën italiane: Meloni mori “shuplakë” të fortë në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi i Kushtetueses “gëzon” opozitën italiane: Meloni

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar paktin e emigratëve ka gëzuar opozitën italiane.

Burime nga kabineti qeveritar në Romë për "TGcom 24" thonë se nuk ka asnjë shqetësim për ndonjë vonesë vënien në zbatim të memorandumit, në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.

Por ndryshe nga qeveria, opozita italiane e ka konsideruar një “shuplakë e fuqishme” vendimin e Kushtetueses në Tiranë ndaj asaj që, sipas deputetit të të gjelbërve Angelo Boneli, është marrëveshje e jashtëligjshme.

Për deputetin Fabio Rampellin, vendimi i Kushtetueses për pezullimin e marrëveshjes Rama – Meloni pas ankimimit të kryer nga opozita shqiptare, është thjesht një akt i domosdoshëm. Vlen të theksohet se, marrëveshja mes dy vendeve parashikon që Italia mund të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për menaxhimin e emigrantëve deri në një fluks vjetor prej 36 mijë personash.

Lini një Përgjigje