TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Tetor 2024, 16:11

“Vis Martinaj kishte 10 kode”, Artan Hoxha: Nga politikanët te njerëzit e drejtësisë, ja kush ka përdorur “Sky Ecc”

Shkruar nga Pamfleti

“Vis Martinaj kishte 10 kode”, Artan Hoxha: Nga politikanët te

Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje nga përgjimet e “Sky Ecc”. I ftuar në një emision, ai tha se në dorë të SPAK ka shumë materiale që po ndihmojnë jashtë mase shumë në hetime. Sipas tij, nuk është problemi te përdorimi i platformave të kriptuara, por te komunikimet brenda tyre.

Aplikacionet si Sky Ecc dhe EncroChat i kanë dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme SPAK. Mbi 80 për qind të punës e ka të lehtësuar. Jo të gjitha të dhënat janë vënë në dispozicion të SPAK, por janë të mjaftueshme për të dëshmuar se çfarë ka ndodhur. Kanë qenë dy platforma komunikimi që supozoheshin të ishin super të sigurta. Në vetvete platforma nuk është kriminale, por çfarë diskutohet aty po. Media angleze nga viti 2016 filloi të sulmojë kriminalitetin shqiptar. Drejtuesit e lartë u zhvendosën nga Britania drejt Belgjikës”, tha Hoxha.

Ai u ndal edhe te Ervis Martinaj, duke marrë shkas nga presionet që i janë bërë kreut të grupit demokrat Gazment Bardhi. Sipas tij, me “Sky Ecc”, kanë komunikuar jo vetëm bosë krimi, por dhe politikanë dhe njerëz të drejtësisë.

Nga aq sa kam njohur Vis Martinaj jo vetëm që përdoret Sky, ai mund të përdorte dhe 10 Sky, abonimi bëhej në Tiranë dhe ishte 150 euro në muaj. Mund të ketë pasur dhe më shumë Sky. Me Sky kanë komunikuar politikanë, njerëz të drejtësisë, biznesmenë, njerëz të thjeshtë, verat për çfarë përdorej. Ai që e ka përdorur ka dashur një formë të sigurt komunikimi. Jo çdo kush e ka përdorur për arsye kriminale. Këto të dhëna të siguruara nga autoritetet franceze, kanë një yll poshtë dhe thuhet që do përdoret për trafikun e drogës. Të dhënat i kanë shkuar SPAK”, tha ai në Top Channel.

Lini një Përgjigje