TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2024, 10:57

Zbardhen emrat e 12 kyepolicëve në qarqe, Vilson Bala merr drejtimin e Policisë së Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen emrat e 12 kyepolicëve në qarqe, Vilson Bala merr drejtimin e
Policia e Shtetit

Janë zbardhur disa prej emrave të rinj që pritet të emërohen drejtues të disa prej drejtorive të qarqeve të Policisë së Shtetit, pas përfundimit të pikëzimit.

Në ditët në vijim pritet që Vilson Bala, aktualisht drejtor i Operacionales, të marrë drejtimin e Policisë së Tiranës.

Ndërkohë, emra që pritet të konfirmohen zyrtarisht janë Elidon Çela, ish-drejtues i AMP-së së Tiranës, të marrë detyrën në Berat, rikthehet Fatmir Lleshaj në Durrës, zv.drejtori i Tiranës, Luigj Vathi pritet të emërohet në Lezhë.

Elton Alushi, nga zv.drejtor pritet të marrë besimin për drejtimin e Vlorës. Ish-kandidati për drejtor të përgjithshëm, Altin Mena, pritet të emërohet në Elbasan.

Në Shkodër drejtimin pritet ta marrë Gentian Berberi.

Pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve për pozicionin e "Drejtorit të Drejtorisë Vendore", Policia e Shtetit dje publikoi listën e pikëve të fituara nga secili kandidat gjatë konkurimit.

Ky proces ka përfshirë një analizë të kujdesshme të dosjeve dhe një intervistë me kandidatët e pranishëm.

Komisioni i Vlerësimit, i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, ka kryer vlerësimin e kandidatëve. Kryesuesi i komisionit, Neritan Nallbati, aktualisht Drejtor i Policisë Kriminale, dhe anëtarët Saimir Boshnjaku dhe Pëllumb Seferi, kanë dhënë vlerësimet përfundimtare.

Për të tre kandidatët, Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu, nuk u paraqitën në fazën e intervistës, dhe si rezultat, ata janë përjashtuar nga procesi konkurrues.

Policia e Shtetit njoftoi se të gjithë kandidatët kanë mundësinë e ankimimit të vendimit brenda një periudhe 2-ditore nga publikimi i tij në faqen zyrtare të institucioni./ Pamfleti

Zbardhen emrat e 12 kyepolicëve në qarqe, Vilson Bala merr drejtimin e

policia e shtetit gara për kryepolicët e qarqeve

Lini një Përgjigje