Ja deklarimi pasuror i ish-krut të SPAK...
Ish-kreu i SPAK, Altin Dumani, duket se ka dalë i fituar nga drejtimi i Prokurorisë së Posaçme, pasi përveç pagës së majme, para se të largohej ka blerë dhe një apartament.
“Pamfleti” do të nisë një cikël lajmesh me pasuritë e njerëzve me pushtet dhe sot po ndalemi te Dumani.
Sipas deklaratës në ILDKPKI për vitin 2024, Dumani është bashkëpronar në një apartament me sipërfaqe totale 101.70 m2, me pjesë takuese 50%, ose 50.85 m2. Vlera e deklaruar e pasurisë është 6,100,000 lekë. Pra shumë më e ulët se vlera e tregut.
Në aspektin financiar, Dumani deklaron një llogari rrjedhëse individuale me një balancë prej 396.16 euro. Gjatë vitit 2024 ai ka shtuar një depozitë prej 20,000 dollarësh, ndërkohë që ka pakësuar depozita të tjera në vlerën 15,979.38 euro dhe 20,008 dollarë.
Të ardhurat e tij nga paga në SPAK për vitin 2024 arrijnë në 6,813,446 lekë neto. Ndërkohë, ai vetë ka deklaruar edhe të ardhura nga qiraja në vlerën 80,000 lekë në vit.
Një pjesë më e madhe e të ardhurave nga qiratë rezulton në emër të bashkëshortes. Sipas deklarimit, ajo ka përfituar 187,000 lekë dhe 360,000 lekë nga qiraja gjatë vitit 2024, si dhe 6,000 euro të ardhura shtesë nga qiraja për të njëjtën periudhë.
Vetë kru i PD, Sali Berisha, akuzoi pak kohë më parë Dumanin se ka pasuri të fshehura duke përmendur rreth 4 apartamente, ndërsa thotë se Dumani ka deklaruar se jeton me qira tek vjehrri.
“Tani Dumani e mbyll me faqe të zezë, me pasuri të fshehura. Kam prova të plota. Jam ish-president dhe ish-kryeministër dhe, në fakt, jap garanci se asnjë rrogtar i këtij shteti, përfshi edhe presidentin dhe kryeministrin de facto, nuk ka 4 apartamente me rrogën e shtetit. Ky deklaron se jam me qira te vjehrri. A e kuptoni çfarë mashtruesi është. Po të thoshte se vjehrri ia ka bërë dhuratë vajzës një apartament, do ta pranoja. Por apartamenti është ndërtuar, ky është aksioner dhe thotë jam me qira te vjehrri. Ky i gjeti këta pronarë me 3 apartamente. Cili mund t’i ketë me rrogën e shtetit? Unë me rrogën e shtetit kam blerë vetëm 40 m² ndërtim, pa kredi”, tha Berisha. /Pamfleti











Prokuror leshi, thuaj sekser i mire
E lexove per Lesh Latifi. Bohet fjale per ca mijera Euro..Asgje ne krahasim me lejet e dhena nga Rama per Berishen, apo per pasurite e Nokes dhe Topallit..
O Kiu. Po yhueht qe te tjerat i ka te fshehura. Tani qe iken nga detyra fillon e i nxjerr nje nga nje. Sa njerez te varfer ne IQ jeni. Ca prite ti te deklaroke qindra minera euro ne ILDKP. Por do shogesh qe apartamentin do e vere kolateral per te marre kredi qindra mijera euro per apartement tjeter qe e ka te vetin por te padeklaruar. Ai ka hetuar pastrimin e parave besoj eshte be mjeshter.
Pak paska ne Shqiperi prokurori me I varfer ka te pakten 500 mije euro sigurisht te fshehura se ato te deklarohen jane pare xhepi sigurisht lek korrupsioni
Ky te deklaruara kap disa qindra mijera euro. Se vetem aparamenti 105 m2 i bie ka vlere tregu diku 250 000euro. Kursime nja 50 000 tjera ja ku shkoi 300 te deklarume. Sa mund ket pa deklaru. Tani fillon i shumfishon me lezet.
Pse kot i pranonte ky goditjet nga Non Gratës në derën e SKAPIT PD,si Altin Troplini ..? A ka ndonjë prekuror në 35 vite i gjobitur,arrestuar ose vrarë.? Kaq prona kishte ARANIT ÇELA i E.Hoxhës.? Çbëri 3 vjet si drejtues si SKAPIT PD për sekuestro të pasurive të VIPAVE.? Çi duhet byrg..burg Shqipove me pesione qesharake pikërisht edhe të 85-90 % të magjistratve të vetinguar për korrupsion.
munika tha qe kisha I fall Dumdumanit 3 apartamente te.kete e vertete ?