
Vetëm pak orë para zgjedhjeve të 14 majit, autoritetet kanë marrë masa për ruajtjen e institucioneve dhe selive diplomatike në vend.
Forcat ushtarake kanë marrë në mbrojtje ambasadat në vend si edhe institucionet e tjera për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm gjatë procesit zgjedhor.
Duke qenë se policia do të jetë e angazhuar për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve në vend, ushtria dhe policia ushtarake kanë marrë në mbrojtje institucionet, deri në përfundimin e plotë të procesit zgjedhor.
Një ditë më parë, policia njoftoi masat e ndërmarra për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Janë trajnuar më shumë se 7530 punonjës policie, 5511 prej tyre do të angazhohen në ruajtjen e objekteve zgjedhore. Ndërsa 192 punonjës të forcave ‘Komando’ do të ruajnë objektet e rëndësishme.
305 automjete civile do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të policisë. Gjithashtu është ngritur një grup drejtimi në nivel qendror ndërsa është në funksion të plotë edhe aplikacionin dixhital me numrat e kontaktit të punonjësve të angazhuar në çdo qendër votimi për raportim.
Lini një Përgjigje