Aktualitet25 Prill 2023, 21:59

Zhdukja e dy personave në Sarandë, Lala: Besohet se janë groposur në një fshat

Shkruar nga Pamfleti

Zhdukja e dy personave në Sarandë, Lala: Besohet se janë groposur

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me zhdukjen e dy 46-vjeçarëve në qytetin e Sarandës, të cilët dyshohet se janë rrëmbyer e më pas vrarë nga persona të paidentifikuar.

E ftuar në studion e emisionit “Open”, Lala thotë se policia po vijon hetimet për gjetjen e trupave të dy personave të zhdukur në fshatin Vrinë pasi besohet se ata mund të jenë groposur nga vrasësit e tyre në atë zonë.

Sipas saj besohet se autorët e dyshuar janë pjesëtarë të një grupi të organizuar kriminal, ndërsa shtoi se dy të zhdukurit kanë qenë në konflikt për çështjen e një prone, por që ka përfshirë dhe lëndë narkotike.

Policia vijon kërkimet për trupat e dy personave të zhdukur në fshatin Vrinë, ku besohet se ata mund të jenë groposur. Dy personat janë zhdukur në 6 prill dhe për 4 ditë familjarët nuk i kanë denoncuar pasi nuk ishte hera e parë që janë larguar.

Policia ka sekuestruar deri tani 8 automjete, ku njëri është konfirmuar që është përdorur për rrëmbimin e tyre. Sulovari ka pasur armë me vete kur është takuar me mikun e tij për të sqaruar debatet me një grup kriminal për shitblerjen e një toke. Një kamerë ka kapur momentet e fundit para zhdukjes të Koçoles ku ai duket i qetë në një makinë. Besohet se janë dërguar në një fshat në kufirin Shqipëri-Greqi, dhe aty janë groposur.

Asnjë pistë nuk përjashtohet për 2 personat. Autorët e dyshuar mendohet se janë dy anëtarë grupi nga Saranda dhe të tjerët janë nga veriu i vendit. Konflikti ka nisur për pronën. Është zbuluar se kur Koçolja nuk ka marrë drogën e premtuar nga grupi ai i ka kërcënuar ata se do tregojë në polici, gjë që dyshohet se mund të ketë sjellë rrëmbimin.

Ka të paktën 3 persona të skeduar në pamjet filmike. Fakti që ka disa të dyshuar, ka qeliza telefonike, mjeti ku janë rrëmbyer është vjedhur në Tiranë. Dyshohet se është një grup i organizuar kriminal”, zbuloi ajo.

saranda lala rrembim