Lëvizja qytetare ka fituar betejën morale dhe mbështetjen e shoqërisë. Sfida e saj e vërtetë nis tani: të krijojë një alternativë politike të pavarur, pa rënë në kurthin e partive të vjetra, ekstremizmave apo pazareve të pushtetit...
Protesta qytetare, tashmë njëmujore, që ka zgjuar shoqërinë shqiptare dhe, në veçanti, gjeneratën e re, është kthyer në fenomenin më të rëndësishëm politik në vend.
Përveçse ngjarja dominuese që mban pezull miliona njerëz që e ndjekin me interes, ajo ka tërhequr edhe vëmendjen e faktorit ndërkombëtar, veçanërisht të Perëndimit.
I cili, sipas të gjitha gjasave, është aleati më i madh i të rinjve që janë rebeluar kundër kastës së vjetër politike, krimit, korrupsionit, keqqeverisjes dhe të gjitha deformimeve të tjera të sistemit.
Protesta e ka fituar tashmë betejën e saj morale.
Ajo është një produkt i pastër dhe “bio”, jo vetëm i gjeneratës Z që dominon sheshin, por edhe i familjeve të tyre dhe i një pjese të gjerë të shoqërisë që e mbështet.
Por tani kemi hyrë në një fazë tjetër.
Dhe sa më herët të ndodhë kalimi drejt saj, aq më mirë.
Ka ardhur momenti për prodhimin e një produkti politik të mirë menduar dhe sa më cilësor.
Një produkt politik që të përfaqësojë jo vetëm vajzat dhe djemtë që janë pjesë aktive e protestës, por edhe ata që deri tani e kanë mbështetur në rrjetet sociale dhe përmes reflektimit që po ndodh në shoqëri.
Edi Rama dhe njerëzit përreth tij, të tronditur nga ky uragan jo vetëm popullor, por mbi të gjitha qytetar dhe parimor, po përpiqen të përdorin lojërat e tyre të zakonshme.
Lojëra që shpesh ngjajnë me karagjozllëqe fëmijësh përballë një publiku që tashmë i njeh dhe i përqesh.
Ndërkohë po vihet re se disa prej të rinjve që marrin fjalën në protestë bien, herë pas here, në lojën e Ramës.
Merren me përgjigje ndaj provokimeve të tij, me algoritmet, me Taulant Ballën apo me replika që në fund e mbajnë debatin brenda kornizës së vendosur nga kryeministri.
Me një fjalë, konsumojnë energji duke ndjekur xhirimin bosh të propagandës së tij.
Ndërkohë që Rama është i detyruar ta luajë rolin e lolos, sepse përballë ka një lëvizje që ia ka marrë narrativën dhe e ka zëvendësuar me një imazh shumë më të freskët.
Prandaj protesta duhet të përqendrohet te formësimi i produktit të saj politik.
Sepse tashmë ka një përgjegjësi përballë njerëzve.
Për të nxjerrë një tharm sa më të mirë dhe sa më pak të kontaminuar.
Dhe pikërisht këtu qëndron sfida më e madhe.
Kjo protestë nuk ka nevojë të bëjë pakte me djallin.
Nuk ka nevojë të flirtojë apo të hyjë në aleanca me qarqe politike që kërkojnë vetëm ta kapitalizojnë atë.
Këto qarqe janë të shumta.
Nga politika e vjetër, përkatësisht Partia Demokratike e Sali Berishës.
Te qarqet e islamit politik.
Deri te strukturat politike dhe organizative të Vetëvendosjes së Albin Kurtit.
Të gjithë këta kanë një interes të kuptueshëm politik:
Ta kapitalizojnë sa më shumë këtë lëvizje.
Dhe kjo nuk përbën ndonjë çudi.
Është pjesë e dialektikës së politikës.
Politika gjithmonë përpiqet të përvetësojë energjinë që prodhon shoqëria.
Por kjo mund të shmanget vetëm nëse protesta nxjerr sa më shpejt grupin e saj drejtues dhe liderin e saj.
Atëherë çdo rrymë politike do ta gjejë vetë vendin.
Nëse dëshiron, mund të jetë mbështetëse.
Madje edhe pjesë e debatit.
Por jo pjesë integrale e drejtimit të lëvizjes.
Nuk ka asgjë të keqe të ketë dialog, debat apo edhe konfrontim politik me të gjitha grupet, qoftë edhe me ato më radikale.
Por kushtet duhet t'i vendosin vetë drejtuesit e protestës.
Po ashtu, edhe vijat e kuqe politike.
Sidomos konturet e orientimit gjeopolitik.
Mbi të gjitha, protesta nuk duhet të pranojë asnjë dhuratë, asnjë financim dhe asnjë mbështetje materiale nga grupe politikisht problematike.
Sepse në momentin që e bën këtë, humbet pavarësinë.
Dhe historia ka treguar vazhdimisht se kush bën ‘pakt me djallin’, mbetet peng i tij përgjithmonë./Pamfleti
Shqiptari eshte vertet shume kokeforte e kur e sheh qe nuk i biet me murit me koke e dilet mbane menjanohet te gjeje zgjidhje me te favorshme per te mbijetuar. Sllavet i bien murit me koke deri sa e plasin i zevendeson pasardhesi e vazhdojne njeri pas tjetrit duke plasur trute te muri deri sa ta rrezojne poshte. Bejini DNA (ADN) ketij bastardi se mos eshte sllav a cifut, qe nuk ha pyke fare. S'te do populli ik lesho vendin, mjaft hengre, pive e shkaterrove.
O Tony 10000 beta nuk perfaqesoj e popullin ! C farë thua? Hapi syte mirë. Popull I thua kosovareve të VV apo levizjen islamike? Kollaj është të shkatrosh - të c beshe - Thomaaaa merre me shtruar biri I xhaxhait me shtruar
Në këtë rast nuk flitet për kapitalizim të levizjes nga Albin Kurti dhe levizja islamike. Sepse jane ata që po e bejne . Ketu nuk ka gjenerat Z - kjo levizje është levizja Z . Ketu biem dakort . Do thoni po ceshte Z . Është akronimi I ZYBERIT -ZYBERAVE që kujtojne se me levizjet JOGA dhe me llampen e Aladinit gjithcka do ndryshoj. Mirë ata protestuesit rrogetar po JU analiste profesioniste a I keni syte në ball?Apo edhe ju KÇK?