TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Gusht 2025, 13:18

Zjarr i madh në Lezhë, flakët dalin jashtë kontrollit; rrezikohen disa banesa dhe një restorant dasmash

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr i madh në Lezhë, flakët dalin jashtë kontrollit;

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në fshatin Markatomaj në anë të superstradës Lezhë-Milot.

Pranë vatrës së zjarrit ndodhen edhe disa banesa, si dhe restoranti i dasmave "Orkidea Palace" të cilat rrezikohen nga flakët.

Forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e zjarrit që ka dalë jashtë kontrollit.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, flakët kanë prekur edhe kuzhinën e restorantit.​

Zjarr i madh në Lezhë, flakët dalin jashtë kontrollit;

Lini një Përgjigje