TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Gusht 2025, 08:31

Situata kritike nga zjarret në Vlorë, flakët përhapen me shpejtësi në Bogovë të Skraparit

Shkruar nga Pamfleti

Situata kritike nga zjarret në Vlorë, flakët përhapen me

Zjarri në pyllin me pisha në zonën e hidrovorit në fshatin Akërni në Vlorë vazhdon të jetë aktiv. Prej orës 05:00, forcat zjarrfikëse dhe të FA-së janë mobilizuar sërish për shuarjen e flakëve.

Një ditë më parë, situata u paraqit kritike pasi për shkak të erës së fortë flakët u përhapën në sipërfaqe të mëdha. Edhe terreni e vështirësoi ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse.

Në vendngjarje shkuan 4 helikopterë, 2 të Forcave të Armatosura dhe dy të tjerët të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, deklaroi se zjarri në Pishë-Poro ka përfshirë një gjatësi prej 2-3 km dhe dyshohet se është i qëllimshëm.

Një zjarr ka rënë gjatë natës edhe në Bogovë në Skrapar. Zjarri nisi në pjesën e sipërme të luginës dhe është duke e përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Në zonë shkuan forcat zjarrëfikëse të Beratit, Poliçanit dhe Skraparit, forca të shumta policie dhe forca ushtarake nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë në Poshnje, të cilët bënë të mundur lokalizimin e flakëve dhe vënien e tyre nën kontroll.

Lini një Përgjigje