Aktualitet14 Qershor 2024, 19:08

Zjarr i madh në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, zona mbulohet nga tymi; banorët tentojnë të shpëtojnë njëri-tjetrin

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr i madh në tregun e rrobave të përdorura në

Një zjarr i madh ka rënë në tregun e sendeve të përdorura në Shkodër.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në lagjen Qafëhardhi në qytetin e Shkodrës pranë tregut.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa shtëllungat e tymit kanë pushtuar zonën.

Banorët e zonës kanë qenë të parët që kanë ndihmuar njëri-tjetrin të evakuohen.

Mësohet se flakët kanë përpirë zonën e tregut, e për fat të keq, të favorizuara edhe nga era, kanë shkrumbuar edhe një banesë, si dhe po afrohen te banesa e dytë.

Zjarri siç duket edhe nga pamjet e siguruar duket i përmasave të mëdha, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

Forca të shumta zjarrëfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Sakaq, dhjetëra efektivë policie po mundohen të shuajnë flakët.

"Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr. Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit", njofton policia.

Zjarr i madh në tregun e rrobave të përdorura nëZjarr i madh në tregun e rrobave të përdorura nëZjarr i madh në tregun e rrobave të përdorura nëZjarr i madh në tregun e rrobave të përdorura në

zjarr shkoder treg banoret