Anti-Mafia 3 Maj 2023, 10:17

Fushata/ Bledi Çuçi dhe "Rrumbullaku" i Krimit rikthejnë në punë 185 shefa krimesh që u pezulluan për korrupsion

Shkruar nga Pamfleti
Fushata/ Bledi Çuçi dhe "Rrumbullaku" i Krimit
Bledi Çuçi dhe Rrumbullaku

Pasi kaluan “Ylberin”, u rikthyen me urdhër të ministrit Bledar Çuçi e “bekim” të Bablokut, si pjesë e fushatës elektorale për të mos prekur krimin ekonomiko-financiar të blerjes së  votave...

Rasti për të cilin po flasim, tregon se policia jo vetëm nuk po reformohet e pastrohet, por po degradon për shkak të kapjes nga korrupsioni, të kupolës drejtuese e krejt zinxhirit strukturor, kur dihet që policia korruptohet nga bota e krimit, sepse atë ka objekt pune.

Konkretisht, më 11 mars 2023, Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi pezullimin e të gjithë shefave të krimit ekonomiko- financiar në qendër, në çdo drejtori, komisariat e strukturë tjetër të policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, ata u pezulluan për paaftësi, mos kryerje të detyrave në luftën kundër krimit ekonomik, pastrimit të parave, kultivimit e tregtimit të drogës, evazionit fiskal, kontrabandës dhe për përfshirje në korrupsion e përfitime, duke toleruar aktivitetet kriminale.

Për zëvendësimin e tyre, numri i të cilëve është 185 drejtorë e shefa vartës, Muhamet Rrumbullaku, tha se do bëhej ristrukturimi dhe reformimi i sektorit të anti- krimit ekonomiko-financiar në shkallë vendi sipas standardit të EUROPOL, duke përzgjedhur oficerë specialistë, organizatorë, të përkushtuar e të ndershëm.

Me vendimin për shporrjen e shefave të korruptuar, u hidhëruan trafikantët, ndërtuesit e kullave pa leje e miliona të zeza, pastruesit e miliardave, kontrabandistët, biznesmenët e offshoreve, fondacionet mashtruese si “IuteCredit” e “Besa” dhe mafiozët që e kishin “grurë” me ta.

Por nga qytetarët në rrjetet sociale, ky vendim u konsiderua hap më rëndësi në reformimin dhe pastrimin e Policisë së Shtetit, nga shefat dhe vartësit që shërbimin e anti-krimit ekonomiko-financiar, e kanë kthyer në shërbim mbrojtës të krimeve.

Por më 14 prill 2023, vetëm 1 muaj pas urdhrit për pezullimin e 185 drejtorëve e shefave vartës në sektorin e anti- krimit ekonomiko-finanaciar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, anuloi urdhrin e tij të datës 11 mars dhe u hoqi pezullimin e i riktheu në detyrë.

Rikthimi shefave të krimeve në detyrë, u bë me argumentin se pas verifikimit të veprimtarisë dhe aftësive të tyre, ata rezultuan të përshtatshëm e të përkushtuar për të vazhduar detyrat.

Përballë këtij skandali, logjikisht bëhet kjo pyetje: - Çfarë “Ylberi” kaluan 185 shefat e krimeve dhe te cilët shefa, që nga “të paaftë e të korruptuar dhe të përshirë në mbrojtje e fshehje aktivitetesh kriminale”, brenda 1 muaji u bënë “të aftë, të ndershëm e pa lidhje me krimin?!

Referuar disa informacioneve tona, ata u rikthyer me urdhër të ministrit Bledar Çuçi e “bekim” të Bablokut, si pjesë fushatës elektorale për të mos prekur krimin ekonomik-financiar në blerjen e votave, që do bëjnë grupet e “të fortëve” në zona, trafikantët, ministrat, drejtorët, deputetët, patronazhistët e kandidatët për krye bashkiakë./Pamfleti

bledi Çuçi rrumbullaku 185 shefa krimesh