TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia29 Prill 2023, 13:25

“Albpetrol”, atë që nuk e bënë dot mafiozët Berisha e Meta po kërkon ta bëjë supermafiozi Rama me bankat e familjes kryeministrore

Shkruar nga Pamfleti
“Albpetrol”, atë që nuk e bënë dot mafiozët
Albpetrol

“Albpetrol” kushton 4.5 miliardë USD, Babloku do ta grabisë me 350 milionë USD duke futur në lojë 2 banka kredituese

Skenarin e shitjes, ose më saktë të grabitjes mafioze të kompanisë “Albpetrol”, që nuk arritën ta realizonin dot Sali Berisha e Ilir Meta në fund të vitit 2012, po e ri-fusin në veprim me procedurë të përshpejtuar Rama e Balluku, duke përdorur ministren Delina Ibrahimaj.

Një informacion nga Ministria e Financave, ka bërë me dije për “Pamfleti”, se Edi Rama, ka urdhëruar nisien e procedurave për zbatimin e propozimit të ministres së Energjisë, Belinda Balluku, që në “Albpetrol” të ndërhyjnë bankat private për ta shpëtuar nga falimenti.

Në fakt, kompania “Albpetrol” prej 2 vitesh po shlyen detyrimet dhe është me fitim rezervë 1 deri 1.3 milionë Euro, por alibia e shpëtimit nga falimenti, është hapi i parë i skenarit, që këtë pasuri strategjike e të madhe shtetërore t’ia japin privatëve.

Është vendosur që në aktivitetin financiar dhe kapitalet e “Albpetrol”, të futen dy banka private me statusin e kredituesit dhe komanduesit të aktivitetit, deri në stabilizimin e pozicionit të saj financiar të prodhimit, shërbimeve e në raport me palët kontraktuese.

Grupi i punës në Ministrinë e Financave, që po përgatit modalitetet dhe formatet e marrëveshje kredituese e administrimit të dividentit, tha se ende nuk dihet se cilat janë 2 bankat, por flitet se janë banka pranë klanit dhe familjes së kryeministrit Edi Rama.

Qëllimi i futjes së dy bankave, me gjoja kreditim total 350 milionë Euro për 30 vite, është që “Albpetrol” të çohet drejt falimentimit artificial brenda 2 vitesh, dhe bankat si barrë-marrëse të veprojnë menjëherë me sekuestrim e nxjerrje në ankand, tamam siç vepruan me “ARMO”.

Në bashkëpunim me Bablokun, Belindën dhe ministren e Financave, është paramenduar që dy bankat kredituese e që “de facto” do jenë  aksionere të 80% aksione si barrë-marrëse e kontrolluese të aktivitetit financiar, do t’i sajojnë “Albpetrolit” bllokazh likujditeti pagash, paaftësi zbatimi kontratash e mos shlyrje të kësteve financiare të kreditimit te vetë ato.

Synohet që shtetit t’i lihen vetëm 20% aksione të kompanisë “Albpetrol”, ndërsa 80% të përfundojnë për 150 milionë Euro te bankat, ndërsa këto, ta shesin sipas tregut aktual komplet si kompani, ose si zona nafte e gazi.

Nëse ky skenar zbatohet, është vjedhje, mbasi vlera e përllogaritur në vitin 2012 nga kompania “Patton Boggs” që negocioi me Sali Berhën e Ilir Metën, për ta shitur te kompania “Vetro Energy” e Rezart Taçit dhe te kompania kineze “Win Business” ishte 800 milionë USD, por 85 milionë Euro garanci i vodhën.

Sipas akt-vlerësimit ndërkombëtar real në vitin 2012, vlera e “Albpetrol” ishte 4 miliardë USD me rezerva prodhimi për 35 vite, por Saliu e Iliri donin ta shisnin sa 20% e vlerës; ndërsa vlera aktuale është 4.5 miliardë USD, por Babloku synon do ta japë për 350 milionë USD me skenarin e faliment-sekuestrimit nga bankat, duke përdorur ministren e Financave.

“Pamfleti” ka mundur të sigurojë dhe po publikon pjesën kryesore, nga projekt-kontrata e ndërhyrjes së bankave në kompaninë “Albpetrol” e sekuestrimit të saj, që është kopje e grabitjes së “ARMO-Ballsh” pas vitit 2019 me azerët e Bablokut./Pamfleti

“Albpetrol”, atë që nuk e bënë dot mafiozët

 

albpetrol berisha meta rama shitja

Lini një Përgjigje