TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 2 Maj 2023, 13:31

Kompania që mashtron konsumatorët me produktin e saj/ Doganat ngrenë traun, institucionet heshtin

Shkruar nga Pamfleti

Kompania që mashtron konsumatorët me produktin e saj/ Doganat

U bë kohë që ju jeni dëshmitarë të denoncimeve dhe sensibilizimit që po bëjmë nga dita në ditë e që dhe  ju duhet të filloni të veproni e ti largoheni mbështetjes së mashtruesve duke mos e konsumuar produktin vrasës, me emra që ia ndërrojnë si i do qejfi. Por kjo vetëm me fjalë pasi figurën e kanë të njejtë siç e kanë p asur në fillimet e tyre, pa ndryshuar asgjë prej gjëje.  Më e keqja ishte se çmimi i këtij  produkti ishte  më i ulëti në letrat e importit në dogana, ku më pas vendoseshin norma fitimi marramendëse që ne të mashtrohemi e të mendojmë se ka cilësi prandaj është vendosur ky  çmim i lartë. 

Siç e patë edhe në artikullin e mëparshëm që mashtruesit vendosnin norma fitimi të tilla që nuk mund të ketë askund në botën e qytetëruar, plot 130%  normë fitimi. Ku mund të  ndodhë përveçse në Shqipëri, një shtet me zbatim ligjesh njëlloj si "bota e tretë", ku kausi mbizotëron në çdo sferë të jetës? Përse edhe tek ne, në zemër të europës dhe si një vend që aderojmë të jemi së shpejti pjesë e Bashkimit Europian, institucionet nuk bëjnë minimumin e  atyre që  u është kërkuar? Të zbatojnë ligjin për mbrojtjen e konsumatorit, duke e ditur mirë që është konsumatori, pra populli, ai që i  ka vendosur në ato  karrige. Populli i ushqen e i mbron dhe këto institucione duhet të zbatojnë ligjin  dhe ti mbrojnë shëndetin e të mos i lejojnë të mashtrohen. E në të vërtetë ndodh e kundërta, për paratë e fëlliqura të "gjakpirësave" dhe "marifetçinjve" lejojnë  të ngrihet trau i  Doganës, të mos kontrollohet cilësia e produktit, të mos ketë  kontroll mbi normat e fitimit të kompanisë mashtruese që  po na vret, të lejohet  të ndërrojnë emrin kur të duan  e si të duan dhe pa pasur asnjë pronësi të  lejohet të punojnë e të reklamojnë produktin e tyre.

Por si ka mundësi që ka kaq shumë institucione inekzistente në këtë vend? A  thua janë kapur të gjitha këto institucione nga mashtruesit? Kaq fuqi kanë oligarkët e këtij vendi  që i mbështesin këta mashtrues? Sot, në Shqipëri duket sheshit se e keqja ka marrë në dorë çdo hallkë të jetës sonë dhe këtë e prekim në çdo hap që hedhim. Siç po e shikoni më qartë në investigimin tonë për kompanin mashtruese për të cilën doganat nuk veprojnë, AKU nuk vepron, Mbrojtja e  Konsumatorit nuk vepron,  Autoriteti i Konkurrencës nuk vepron , AMA po ashtu e deri  tek të gjitha ministritë përkatëse. Siç edhe  morëm informacion nga kompania që mban  pronësinë e  B52, e cila kishte bërë shkresa me ankesat përkatëse  deri tek " lartmadhëria e tij" Kryeministri i vendit por ishin përballur me përgjigje skandaloze  dhe pikërisht për këtë përgjigje dhe kërkesë të bërë nga kompania që mban pronësinë, duam të citojmë pak por jo shumë, pasi siç e kemi shkruar në artikujt e mëparshëm, në takimin me kompaninë që mban pronësinë e markës B52 vumë re se  ata  i ishin nënshtruar institucioneve  dhe kishin pranuar fatin e  keq që  kishin investuar shumë në këtë vend e nuk kishin çfarë të  bënin  tjetër veç nënshtrimit dhe të  mos bënin zë.  Po vazhdojmë me citimin: Nëse ke një pronësi tënden për një markë, në rastin konkret "B52" e kjo me certifikatë kuptohet,  që të jesh më i mbrojtur në dogana bëhet një  kërkesë  për mbrojtje në drejtoritë përkatëse dhe  pas vlerësimit ato të japin mbrojtje. Kjo me një vendim me  shkresë e që i  shpërndahet të gjitha  degëve doganore. Mbrojtja është 1 vjeçare, që do të thotë se pas një viti duhet të bëhet aplikim tjetër për mbrojte. Pikërisht në fillim të vitit 2018, kompania që mban pronësinë e "B52" kishte kryer procedurat e kishte marrë mbrojtjen. Pas 3  muajve, drejtoresha e  Doganave të asaj kohe, Belinda Ikonomi i heq mbrojtjen.  Me  çfarë motivi dhe të drejte, kur në kërkesën  për mbrojte  përcaktohet qartë nga çfarë dhe kush  kërkon të mbrohet kompania në fjalë. Aty  detajohet qartë e saktë dhe doganat e kanë fare të thjeshtë ta ndalonin pasi u ishte bërë e qartë që kërkohej mbrojtje  pikërisht që të mos lejohej të importohej  ky produkti i famshëm i "marifetçinjve" që në atë moment kishte  humbur pronësinë dhe ishte çregjistruar  si dhe versionet mashtruese që ata po "gatuanin" në atë moment në dogana ishte pretendimi se "B52" ishte "852", por kuptohet është i njëjti dhe vazhdon të jetë i njëjtë dhe sot edhe pse thonë se është "8S2". Heqja e mbrojtjes ndodhi menjëherë pasi kryemashtruesit  me emra të legjendave tona ndihmohet nga një oligark i fuqishëm dhe pikërisht në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave  mbërrin një "Range Rover Vogue" me ngjyrë të zezë me dy persona. Njëri kuptohet është kryemashtruesi me emër të legjendave  Ago  Imeri dhe tjetri ishte i autorizuari për takim me  Belinda Ikonomin nga oligarku dhe pikërisht nga ajo ditë ngrihet trau i doganave dhe kompania që po na mashtron e vret çdo ditë nuk ndalohet e as kontrollohet. Përkundrazi çudia më  e madhe është se kanë edhe drejtor të cilët i emërojnë vetë  dhe i  përdorin si të duan e kur të duan  dhe  për to kemi për të folur por do të ndalemi në vazhdimësi e do ti tregojmë fytyrën e vërtetë.

Kompania që mashtron konsumatorët me produktin e saj/ Doganat

Pas heqjes së mbrojtjes nga drejtoresha e ndritur Belinda Ikonomi, kompania që i  hiqet mbrojtja i drejtohet gjykatës për këtë veprim të padrejtë dhe abuziv.  Kuptohet që në gjykata, për sa  kohë flitet për  një mbrojtje 1 vjeçare, procesi duhej të përshpejtohej pasi nëse  kalon si afat vendimet gjyqësore janë nul sepse mbrojta siç e cituam, është 1 vjeçare dhe mbas kalimit të afatit asnjë vendim nuk e kthen dot vitin 2018, që u dha mbrojtja. Tamam kështu ndodh, siç e thotë populli  "ujku mjegull do". Të gjitha institucionet e vendit në përgjigjen që  japin  shprehen se duhet të mbyllet procesi gjyqësor që kompania ka me  doganat kur sot që flasim është  viti 2023 dhe bëhet fjalë për një mbrojtje të  2018-ës. Po nëse gjykata do të shprehej si shembull në 2050, atëherë çfarë ndodh? Çfarë lidhje ka viti 2019 e  në vazhdim me 2018-ën që  vazhdon në gjykatë. Po në rast të çfarëdo  vendimi të gjykatës  çfarë fiton kompania që ka pronësinë  dhe a arrin gjykata  ta  kthejeë pas vitin 2018?! 

Absurditete  shqiptare por që i përdorin më së miri institucionet tona për të mbushur  xhepat e tyre dhe  për të mbrojtur  kë të duan e si të duan. A  mund të ndodhë kështu në ndonjë vend tjetër të botës  ku ngrihet trau i doganës mjafton të kenë marrë para?  Së paku, ligjërisht ato duhet të bëjnë minimumin nëse kanë një ankesë. I kërkojmë të veprojnë njerëzisht dzke respektuar këdo që sjell një produkt në këtë vend  por ligjërisht. Thjesht kësaj kompanie mashtruese kur të vijë në dogana para hyrjes tek trau, me kulturë e respekt që i takon një punonjësi të shtetit ti kërkojnë pronësinë e markës që pretendojnë se është "8S2", kaq është vështirësia e doganave. Nëse kompania mashtruese ka pronësi mbi markën në Republikën e Shqipërisë atëherë të futen online në faqen  e DPPI, ta printojnë e tia japin doganave dhe këtu askush  nuk mund ti akuzojë e të flasë për mashtrime pasi ligjërisht do të kishin një pronësi e ku  me të drejtë  apo pa të drejtë, e njëjtë apo jo me B52 këtë e zgjidhin institucionet përkatëse. Këtë gjë dogana mund ta  bëjë shumë lehtë, pa vonesa e pa shqetësuar subjektin, siç bëjnë rëndom çdo ditë duke u nxjerrë  qumështin e nënës  subjekteve të ndershme. Ky është rasti po të duan të jenë të drejtë  që ky produkt me emra që i  ndërron çdo ditë  ndalohet dhe shpëtohen konsumatorët, e para nga cilësia e këtij produkti vrastar dhe e dyta që mos të na mashtorjnë me emra të ndryshëm sipas avazit. Në artikujt në vazhdim do të kemi më shumë çudira e  fakte për këta mashtrues që bëjnë çdo gjë vetëm për të mbushur xhepat e tyre ku jeta e tyre ndryshon falë fëlliqësirave e korrupsionit që çdo ditë mashtrojnë e  vrasin popullin me ligësitë e tyre. Hap pas hapi do ua nxjerrim të palarat në shesh duke mbrojtur popullin e vendin tonë pasi këtu kemi lindur e këtu duam të jetojmë. Në këtë vend që e ka bekuar zoti por e keqja e ka  kapur nga zvergu e që  sëbashku duhet ta largojmë  një orë e më parë, në të mirën tonë e të fëmijëve tanë. Të sensibilizohemi sa më shumë në të mirë të brezave të rinj dhe gjakpirësit të ndalohen e të shkojnë pas hekurave dhe ne të çlirohemi e të jetojmë siç jetojnë vendet e zhvilluara  ku ne aderojmë të shkojmë.  Të jemi secili nga ne një Shqiponjë e lirë!

Kompania që mashtron konsumatorët me produktin e saj/ Doganat

b52 8s2 doganat

Lini një Përgjigje