Babloku e mori partinë me profesorë e intelektualë dinjitozë, por e ka mbushur me puthadorë, dallkuakë, hajdutë e kriminelë, gjysma e të cilëve kanë përfunduar në burg e të tjerët me të në krye, janë kontigjente të SPAK-ut...
Kur lexoi emrat e kandidatëve për deputetë të Gjirokastrës, drejtuesja politike Mirela Kumbaro, tha se Tërmet Peçi është personalitet me karrierë të mirëfilltë politike dhe intelektual dinjitoz, që i bën nder PS, të jetë përfaqësues potencial në parlamentin e integrimit të Shqipërisë 2030.
Nuk na bëri përshtypje, që vlerësimin për nivelin e Tërmet Peçit, Mirela Kumbaro e lexoi me siklet, ngaqë atë CV i kishte dhënë Babloku, por ajo e lexoi duke e shoqëruar me buzëqeshje ironike.
Sepse është për të qeshur e për të vënë duart në kokë, që PS i erdhi dita, të ketë drejtues e deputetë, figura groteske e analfabet me 2-3 diploma universitare si Tërmet Peçi dhe shumë “termetër” të tjerë në çdo bashki e qark.
Në këtë derexhe, PS dhe grupin e saj parlamentar e katandisi Edi Rama, i cili, sa erdhi në krye të partisë, nëpërmjet klanit të tij me sharlatanë, injorantë, zuzarë e kusarë, largoi prolitikanët profesorë, specialistë e me profil dinjitoz, duke i zëvendësuar me kriminelë e dallkaukë.
Kështu, Edi Rama e katandisi PS, që pas 34 vitesh ndryshim sistemi dhe gati për në BE, publiçitari Tërmet Peçi të futet në parlamentin e Shqipërisë, si pasues i profesorëve tepelenas Et’hem Ruka; Luan Memushi, Elmas Sherifi, madje edhe i Gramoz Ruçit.
Kandidati Tërmet Peçi, ka deklaruar se në moshën 40-vjeçare është diplomuar paralelisht për “Mësues Histori- Gjeografie dhe për “Administrim Publik” në Univesitetin e Gjirokastrës, por nuk deklaron nëse e ka kryer apo jo shkollën e mesme dhe në cilin vit.
Por potencial intelektual i PS, përveç “publiçitarit” Tërmet Peçi; në 18 vitet e drejtimit të kësaj partie nga Edi Rama, kanë qenë dhe janë akoma, shumë të tjerë si Tërmeti në kryesinë e partisë, parlarment, kryeministri, në krye të drejtorive, policisë, bashkive e prefekturave,
Fakti është ky: Babloku e mori partinë me drejtues profesorë e intelektualë dinjitozë, dhe e ka mbushur me puthadorë, dallkuakë, hajdutë e kriminelë, gjysma e të cilëve kanë përfunduar në burg e të tjerët me të në krye, janë kontigjente të SPAK-ut./Pamfleti
Lini një Përgjigje