Kanë vetëm një ndryshim: Dorian Duçka ka tentuar, por nuk ka mundur të realizojë eleminimin e gruas zyrtare, për shkak të sekreteve kriminale që ajo e di. Por ai e ka dhunuar disa herë fizikisht, ndërsa nëpërmjet njerëzve të paguar, i ka ngritur kurthe morale e fizike gjersa familjarët e saj “Lila” nga Tepelena e “futën në shina” me metoda që i dinë ata...
Tipa si Naim Murseli i qarqeve e klaneve të larta politike shtetërore të Kosovës, ka dhe në kupolën e lartë politike shtetërore të Shqipërisë, të cilët “de facto” janë korrierët dhe pazarxhinjtë e nëndheshëm, maska të krerëve të plotë-pushtetshëm politikë e financiar.
Informacionet që janë publikuar nga mediat, dëshmitarët e agjencitë hetimore, të cilat po shtohen e qartësohen me fakte të shumta, konfirmojnë se Naim Murseli ka qenë “ordinancë” i axhendës së interesave dhe punëve të zeza ende të panjohura, të miliarderit e politikanit Behxhet Pacolli.
Kopje i Naim Murselit, por vetëm me një ndryshim, është Dorian Duçka, i cili ka tentuar, por nuk ka mundur të realizojë eleminimin e gruas zyrtare, për shkak të sekreteve kriminale që ajo i di.
Por sipas raporteve policore, Dorjan Duçka e ka dhunuar disa herë personalisht vetë, ndërsa nëpërmjet njerëzve të paguar, ai ka ngritur kurthe fizike e morale ndaj gruas zyrtare, gjersa familjarët e saj “Lila” nga Tepelena e “futën në shina” me metoda që i dinë ata.
Ditën e vrasjes së Liridona Murselit, miku Bexhet Pacolli, nxitoi i pari t’i shprehte dhimbjen Naim Murselit, duke e deklaruar si “këshilltarin” e tij të vyer politik e diplomatik dhe pjesë të preferuar e të afërt të familjes”.
Por menjëherë pasi u zbulua se Naim Murseli ishte ideatori, skenaristi, porositësi e financuesi i vrasjes së gruas, Behxhet Pacolli deklaroi se nuk e ka pasur këshilltar zyrtar, por të njohur të zakonshëm si shumë militantë të partisë AKR.
Kështu veproi dhe Edi Rama, kur plasi skandali “McGonigal”, dhe u vërtetua se Dorian Duçka, këshilltari i tij i preferuar, përdorej si sekser pazaresh për koncesione e lidhje, me eksponentë të mafies ndërkombëtare, por edhe si postier milionash për punët e pista të Edi Ramës.
Aq të afërt, të vlefshëm, produktiv e të besuar, ishin Naim Murseli për Bexhet Pacollin dhe Dorian Duçka për Edi Ramën, sa udhëtonin vetëm me ata në avionet e tyre: njeri avion privat e tjetri shtetëror, por i përdorur si privat.
Pacolli e ka pasur në krahë Naim Murselin, në çdo takim zyrtar që ka bërë si President Republike, Zv/kryeministër, Ministër i Jashtëm, Kryetar i Partisë AKR e deputet i Kosovës, por edhe në takime “kokë me kokë” si biznesmen.
Edhe Edi Rama, në çdo takim zyrtar e privat që ka bërë për koncesionet e naftës, kullave, resorteve e kazinove me grupet mafioze, ka pasur në krahë sekserin Dorian Duçka, siç janë rastet e koncesioneve për ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal, Agron Nezën, oligarkun rus Oleg Deripaska dhe për grupin mafioz kinez “CEFC Energz” ku Duçka është drejtor.
P.sh., Bexhet Pacolli ka qenë 2 herë te kantieri ku po ndërtohet Aeroporti i Vlorës, ndërsa ordinanca dhe sekseri i tij Naim Murseli, ka qenë 8 herë si përfaqësues urdhërues e veprues i Pacollit; përveçse ishte në tribunë, ditën e inaugurimit të nisjes së punimeve, ku ishin dhe Edi Rama me sekserin e tij Dorian Duçka.
Për të zbuluar sekretet e punëve të pista të Naim Murselit si i besuar i Bexhet Pacollit, po punon drejtësia e Kosovës dhe e Suedisë; ndërsa për sekretet e Dorian Duçkës si sekser i Edi Ramës, po merren së bashku drejtësia e SHBA dhe SPAK i Shqipërisë./Pamfleti
Lini një Përgjigje