TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 9 Qershor 2026, 11:37

Pse leh trafikanti Gjergj Luca kundër protestuesve? Ndiqni gjurmët e pasurive që i dha Edi Rama

Shkruar nga Pamfleti
Pse leh trafikanti Gjergj Luca kundër protestuesve? Ndiqni gjurmët e
Trafikanti Gjergj Luca /

Protestuesit duhet të dinë të përmendin në podium, këtë vjedhje të pasurive publike me vlerë rreth 2 miliard Euro, me vendime qeverie të personalizuara…

Një nga biznesmenët që po sulmon protestën është trafikanti peshkatar Gjergj Luca; jo se e kupton çfarë thotë, por sepse, me versionin e tij të banalitetit dhe perversitetit, përsërit denigrimet që ka bërë kryeministri Edi Rama, si shërbim ndaj tij për pasuritë që i ka dhënë.

Shumica e vendimeve të qeverisë që ka miratuar kryeministri Edi Rama kanë si objekt dhurimin e pasurive dhe fondeve shtetërore për oligarkët, familjarët e pushtetarëve, politikanë e trafikantë, mes tyre edhe Gjergj Luca.

Protestuesit duhet të mësojnë dhe ta përmendin në podium faktin se kryeministri Edi Rama u ka grabitur shqiptarëve toka, troje, godina publike, reparte ushtarake, pyje, madje edhe liqene e sipërfaqe detare me vlerë rreth 2 miliardë euro dhe ia ka dhënë falas trafikantit peshkatar Gjergj Luca.

Fakte: 4 pasuri publike, 160 mijë m² troje e objekte, të dhëna me vlerë totale 4 euro

Nëpërmjet katër kontratave me vlerë simbolike nga “1 euro” dhe me vendime qeverie të personalizuara, kryeministri Edi Rama i ka dhënë kompanisë “Rozafa” sh.p.k. të trafikantit Gjergj Luca katër pasuri me sipërfaqe totale 160 mijë m² troje dhe objekte, me vlerë totale vetëm 4 euro.

·  Me Vendimin nr. 873, datë 30 tetor 2015 dhe Vendimin nr. 266, datë 29 mars 2017, Edi Rama i ka dhënë Gjergj Lucës 104 mijë e 727 m² truall dhe objekte të Bazës së Rezervave të Shtetit në Labinot të Elbasanit, me vlerë totale 1 euro.

·  Me Vendimin nr. 526, datë 25 korrik 2019, Edi Rama i ka dhënë Gjergj Lucës 28 mijë e 860 m² truall dhe objekte të ish-repartit ushtarak në Çekrez të Gramshit, me vlerë totale 1 euro.

·  Me Vendimin nr. 701, datë 30 tetor 2019, Edi Rama i ka dhënë Gjergj Lucës 10 mijë e 287 m² truall dhe objekte të ish-Parkut të Transportit të Minierës së Hekur-Nikelit në Prrenjas, me vlerë totale 1 euro.

·  Me Vendimin nr. 394, datë 9 qershor 2022, Edi Rama i ka dhënë Gjergj Lucës 4900 m² objekte të ish-Kombinatit të Sheqerit në Maliq, me vlerë totale 1 euro.

Përveç këtyre pasurive, kryeministri Edi Rama i ka dhënë Gjergj Lucës me koncesion dhe falas Liqenin e Xarrës pranë Butrintit, për 10 vite përdorim me të drejtë përsëritjeje të kontratës edhe dy herë nga 10 vite të tjera, si dhe Portin e Peshkimit në Durrës në shfrytëzim falas për 20 vite.

I ka dhënë gjithashtu 50 milje katrore sipërfaqe detare për rezerva peshku në Qeparo-Kakome, Durrës dhe Shëngjin; 110 hektarë pyje dhe parqe natyrore në Elbasan e Dibër; 1.1 milion euro nga fondet IPARD II, që Bashkimi Europian i dërgoi për fermerët shqiptarë, si dhe shumë pasuri të tjera.

Prandaj trafikanti peshkatar Gjergj Luca, pas sulmeve ndaj mediave që kanë denoncuar trafikun e drogës dhe grabitjen e pasurive shtetërore, është kthyer në megafon të kryeministrit Edi Rama edhe kundër protestuesve./Pamfleti

 

 

pse leh trafikanti gjergj luca kundër protestuesve

11 Komente

  1. T
    Tony

    Ketij ia ka veshur dhjami surratin e kujton se ia ka mbuluar jhipokrizine. Nuk e di pse e reklamoni kete bajge. Cojeni ne internim ku e ka origjinen ne Dukagjin.

    1. V
      Vete iliri jam

      JA KY ESHTE MODELI ME NEGATIV I OLIGARKUT TE RI.SHIHI PARAQITJEN.TE JEP SHPRESE KY PER TE ZHVILLUAR VENDIN!NUK KA FAJ KY PRODUKT I DHPLARE DHE PJELLE E KAPOTALIZMIT ALLA SHQIPETARE.PO PERSE KY SPAK I QELBUR NUK HETON...SI U JEPEN ME KM TUNELE ME 1 EURO.CESHTE KY PALO PARLAMENT.KY ESHTE FALLSIFIKATORI I FIRMES TRATA TE SARDELEVE ME LOGON GREKE DHE KA PESHK PER MACE.NUK I HAHET PRODUKTI.SI KU PARLAMENT SI KETO KRYEMINISTRA PLEHERA SHESIN HIDROCENTRALE NE KULMIN E PRODUKTIT PRISHIN BALLSHIN DHE KY QELBESIR SPAK HESHT.CFARE BEHET KESHTU NGA VITET 1990.DHE FUKARENJTE PENSIONISTE MAREIN 10000 DERI 30000 LEKE TE RINJ.JU FAQEZINJ POLITIKANE E PASURUAT FORCERIDHT NJE PAKUXE DHE FIRCERIDHT LATE NE MJERIM 90 PERQIND TE POPULLSISE.si jepen objekte te ndertuara me fonde publike si misherim me i plote i mundit njerezore mbare kombetare me koncesion duke ulur dhe ngriturvtrari fhe para pa fund.o mbeturina te kombit.VETEM REVOLUCIONI JU VJEN HAKUT.

    2. M
      Malo

      I ka dhene edhe ne Kryegjate 10000 m2 po nderton residence hotel.

      1. K
        Koha

        Demaskon kete kafshe te qelbur! Ky bandit hajdut "biznesmen" qe po ndërton perandori pasurie duke grabitur te ardhmen e shqiptarve, shtetin e vetem te tyre. Luca i qelbur, trafikant dorege dhe jo vetem, kujton se nuk do te pergjigjet per te gjitha keto poshtërsi qe i Ben ne kurriz te shtetit dhe te kombit shqiptar. Berisha e Rama ne burg, bashk me ta edhe plehrat sikur Luca.

        1. H
          Hajdut komplet

          Ky qenka perbindesh. Tani o njerez. Kur luca qe eshte nje krimb ka marr kaq shume gjera, e merrni me mend sa ka marre rama?????????????

          1. A
            Al 1

            Te ka marre fytyra çehrre e derrit or djale. Paskeni qene zorrzgrap mos u ngopsh o gazep qe nuk dini me bo mire o beqo

            1. e
              emriu

              njeriu pa qafë dhe pa tru,si peshqit që kap.

              1. T
                Tony

                Ku ja paske gjet mer djale king.

              2. I
                Isa boletini.

                Turperove. Baben. Qe ishte ikone. Por ti duhet te jesh kopil. Melez. Te dalesh krah edit eshte sikur te regjistrohesh ne org.e zogut tiranes. Edi te pakten ka kartele psikopati. Dhe ne fund do ju thote..ju me votuat. E dinit qe jam me kartele. Mire tju behet. Por qfar do lini trshgemi familje..nuk po flas pasuri Por ...............

                  1. F
                    Flor

                    Duhet patjeter spaku ta hetoj kete debil qe vec njeri nuk eshte..me e pa ne gramsh kam me ja qi turinjte

                    Lini një Përgjigje